Në një bisedër në lidhje me zhvillimet e fundit në futbollin kosovarë, ku MInistria e Kulturës po ngurron ta licensojë FFK-në, madje edhe me disa veprime tjera të cilat z. Duka i ka cilësuar si të kohës së komunizmit, sic është puna e “task forcës” të cilën e ka ngritur shteti për ta hetuar FFK-në, z. Duka si anëtarë i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-së ka thënë se të gjitha shqetësimet për parregullsi në FFK i ngritë vetëm asamblea dhe organet e saja, cdo ndërhyrje tjetër nga shteti, bën mirë që të tërhiqet me kohë, ose do të tërhiqet me turp, sic ka ndodhë në të kaluarën, ka thënë z. Duka.

Katar, 20 Nëntor

“Federata e Futbollit të Kosovës njejt sikurse secila federatë tjetër e futbollit në botë, janë të pavaruara nga shteti. Shteti nëpërmjet ligjit ka të drejtë që një organizate apo shoqate t’ia japi emrin federatë, e pasi që këtë e bënë, ai (shteti) nuk ka të drejtë që t’i ndërhyje në punët organizative të sajë, sepse vetë organizata i ka të gjitha organet e veta të kontrollit, si Komision Financiar të zgjedhur nga vetë anëtarët, Komutet Ekzekutiv të zgjedhur nga po vetë anëtarët, ka kompani auditimi të pavarur financiar dhe jo vetëm,të cilin poashtu e ka zgjedhur vetë asamblea.
Unë po dëgjoj se atje është ngritur një task forcë, një shpikje komuniste kjo e pa shpjegueshme, nuk ka tast forcë që del mbi asamblenë, asamblea është pronarja, janë të zotët e shtëpisë, mbi ta nuk del as ministër, as kryeministër, as president shteti e as president UEFA-e, e as FIFA.

Nëse vetë asamblea ka miratuar buxhetin, organogramin, rregullat, trupat audituese etj, mbi këtë nuk del asnjë gjë. Në rast se asamblea shef se administrata apo Komiteti Ekzekutiv i ka shtremberu apo keqpërdorë të drejtat e veta, atëher flasim ndryshe.

Po e përsëris, këto shpikjet si kjo puna e kësaj “task force” që janë shpikje komuniste e që nuk është për herë të parë në Kosovë kanë dështuar në të kaluarën me turp, por edhe tash ju bëjmë thirrje që nëse nuk duan të dështojnë me turp, bëjnë mirë që të tërhiqen shpejt”, ka thënë z. Duka.

 

Në lidhje me kërrcënimet që po marrin klubet se do të mbesin pa sponzor duke mos u licensuar nga ministria, z. Duka ka një mesazh për këta të parët. “Asgjë sdo të ndodhi, këto lloj lojrash i kanë provuar lloj-lloj shtetesh e qeverishë e diktaturash e nuk ia kanë arritur. Federata është e pavarur dhe nuk ka kush i ndërhynë, përveq organeve të veta”.

 

Duka ka thënë për fund se nuk ka kuptim që të ndërhyjë shteti në një organanizat që ka organet e veta, “Ore kjo nuk ka logjike, si ka mundësi të ndërhyjë dikush tek një organizatë që ka organet e veta, a ka logjikë që unë të shkojë e tu caktoj rregulla parlamentit të Kosovës, sigurisht se nuk ka”.

SHPËRNDAJE