elidddNga Elida Buçpapaj

 

Lojtari brilant me origjinë nga Bujanoci që mban emrin e qytetit mijravjeçar të shtetit amë, 1 metër e 90 i lartë, i lindur në Zürich, lojtar i Zürichut, i Atalantës dhe pastaj i kombëtares të Zvicrës, që e la nacionalen e Zvicrës për hir të kombëtares të Shqipërisë.

Ky është Berat Gjimshiti!

Asnjëri prej nesh, asnjë shqiptar nuk e harron Beratin, njërin prej golshënuesave në ndeshjen vendimtare të kombëtares të Shqipërisë  me Armeninë që u solli fitoren kuqe e zinjve!

A e kujtoni ankthin e miliona shqiptarëve përpara neshjes me Armeninë, dhe pastaj festimet pas fitores, sepse kjo fitore lidhej me realizimin e një ëndërre të ëndërruar por kurrë të realizuar më parë:

Me kualifikimin e Shqipërisë në “Euro 2016”.

Me kualifikimin e kuq e zinjve në Francë 2016!

Fitorja me Armeninë në Jerevan i dha fund ankthit të humbjeve dhe u siguroi kuqezinjve kualifikimin e drejtpërdrejtë në Europianin 2016!

Me këtë fitore të bukur që i ngriti peshë zemrat dhe moralin e gjithë shqiptarëve, në trojet etnike, shtetin amë dhe në diasporë lidhet pikërisht emri i 23 vjeçarit Berat Gjimshiti,

që hoqi dorë nga kombëtarja e Konfederatës Helvetike për hir të kuq e zinjve të Shqipërisë,

që shënoi njërin nga tre golat në ndeshjen me Armeninë dhe

njërin nga të shtatë golat që janë shënuar në të gjitha ndeshjet eleminatore për Francë 2016.

Dhe tani De Biazi dhe Armand Duka çmenden dhe e lënë Berat Gjimshitin jashtë Kombëtares!

Turp e faqja e zezë!

Le ta hanë Armando Duka dhe Gianni De Biasi turpin me bukë, por Beratin t’ia kthejnë Kombëtares!

Berat Gjimshiti ishte një nga autorët e fitores që e çoi Kombëtaren tonë në Francë 2016,

që tani Duka dhe De Biasi i heqin të  drejtën të jetë pjesë e nacionales të Shqipërisë,

të drejtë që ai e ka fituar me lojën e tij konkuruese dhe me supergolin që shënoi në Jerevan !

Aq më tepër që është një nga lojtarët më brilantë,

në kulmin e moshës, më të talentuar,

me një staturë të shkëlqyer,

njëri nga emrat  më me perspektivë të futbollit në nivel europian dhe botëror!

Ai është Berat Gjimshiti!

Andaj Duka dhe ju De Biasi kthejani nderin kombëtares!

Këtë gjë ua kërkojnë 20 milionë shqiptarë!

Kthejani Berat Gjimshitin Kombëtares !

Kthejanini shansin kuqe e zinjve, sepse e keni nisur shumë mbrapsht Francë 2016, me një padrejtësi të madhe!

Vendosni drejtësinë në vend!

Armando Duka dhe ju Gianni De Biasi kthejani nderin kombëtares!

Kthejani Berat Gjimshitin Kombëtares !eliddaaa

SHPËRNDAJE