DR përkrah iniciativën e shoqatës së ish të përndjekurve dhe te burgosurve politik shqiptar në Maqedoni ngaqë vlerëson se kërkesat e tyre për ç’dëmtim dhe kompensim janë më se të drejta dhe legjitime.

“Maqedonia është shteti i vetëm dhe unikal nga vendet e ish bllokut komunist jo ngaqë ajo deri më tani nuk ka bërë ç’dëmtimin e këtyre personave të cilët me vuajtjet dhe sakrificën e tyre kanë kontribuar që qytetarët e këtij vendi pa marr parasysh përkatësinë etnike të çlirohen nga diktatura komuniste por ngaqë qeveria e maqedonisë ka bërë një ç’dëmtim të seleksionuar – ajo deri më tani ka ç’dëmtuar dhe kompensuar shumë mirë të gjith ish të burgosurit politik maqedonas dhe shoqatës së tyre e cila nuk numëron më shumë se 10 – 20 anëtarë i ka dhënë ndihma dhe beneficione nga më të ndryshmet duke e përfshirë mes tjerash edhe në shumë projekte të rëdësishme, ndërsa për ç’dëmtimin e ish të burgosurve politik shqiptar nuk ka bërë as përpjekjen më të vogël”, thekson Demokracia e Re.

Sipas kësaj partie, nuk duhet haruar se gjendja e këtillë me ish të burgosurit politik ngjajshëm sikurse edhe gjendja me viktimat dhe invalidët e konfliktit të 2001 është mbi të gjitha pasojë e indiferentizmit dhe pa aftësisë të përfaqësuesve shqiptar në qeveritë maqedonase për tu ballafaquar me problemet madhore të qytetarëve tanë.

SHPËRNDAJE