« Popullata  e Luginës mbështet  pavarsin e Kosoves në kufijt aktual të tanishëm  dhe  nëse ndodh ndryshimi i tyre Lugina natyrisht do të insistojë me cdo kusht t’i bashkangjitet Kosovës. Pra faktori politik shqiptar do t’i përmbahet kësaj platforme deri në momentin që kuvendi i këshilltarëve shqiptar nuk ndryshon atë… » ka deklaruar sot lideri i Bashkimit Demkratik të Liginës dr.Skender Destani për agjencinë informative kombëtare « Presheva jonë »

 

Preshevë, 9 shkurt/AIK-Presheva Jonë

Nëse serbët e Kosovës realizojnë Referendumin e përfolur apo farë statusi special në Kosovë, atëherë cilat do të ishin qëndrimet e juaja, do të kërkoshit edhe ju ngjajshëm dicka të tillë  si dhe për perspktivën e tri qendrave  (Medvejgë, Bujanoc dhe Preshevë) të banuara me shqiptarë etnik në kufi me Kosovën dhe Serbinë  lideri i Bashkimit Demkratik të Liginës dr.Skender Destani për agjencinë informative kombëtare « Presheva jonë » është përgjigjur se : « Faktori politik shqiptarë përmes Kuvendit të këshilltarëve shqiptarë me 2006 ka aprovuar platformën politike ku në pasuesin e fundit të saj përvec tjerash thuhet se: Përkrahim parimet e grupit te kontaktit per mos ndryshimin e kufijve e që do të thotë se pranojmë pavarësinë e Kosovës ne kufijt e tanishem. Kurse, faktori nderkombëtar ndryshon nëse  ndyrshon nga këto parime, pra vjen deri te ndryshimi i kufijve të Kosovës , atëherë shqiptarët e Luginës aktivizojnë Referendumin e 1 dhe 2 Marsit – 1992 pjesen e dyte të saj e që ka të bëjë me bashkangjitjen e Luginës  me shtetin amë Kosovën… »

 

Nga kjo mund të konkludojmë, pohon në vazhdim z.Desatni se  popullata  e Luginës mbështet  pavarsin e Kosoves në kufijt aktual të tanishëm  dhe  nëse ndodh ndryshimi i tyre Lugina natyrisht do të insistojë me cdo kusht t’i bashkangjitet Kosovës. Pra faktori politik shqiptar do t’i përmbahet kësaj platforme deri në momentin që kuvendi i këshilltarëve shqiptar nuk ndryshon atë…

Kurse rreth recipricitet ekonomik dhe poltik mës serbëve të Kosovës dhe shqiptarëve në  Luginës së Preshevës kryetari i BDL-së pohon se « Sa i përket kësaj ceshtje  edhe per kete jemi deklaruar shume here se kerkojme reciprocitet ne te drejta me serbet e Kosoves ,pra ate cfar realizojn serbet ne Kosove  të njejten gjë e kërkojmë  të realizohet  edhe ndër shqiptarët e Luginës  së Preshvës dhe ketu asesi nuk do te kete lëshim pe për asnjë kusht.

SHPËRNDAJE