
TEB banka kishte ngritur aktakuzë në Prokurorinë publike të Mitrovicës në vitin 2012 se dy vëllezërit e kishin mashtruar bankën pasi që e kishin tjetërsuar pasurinë e kompanisë së tyre “Besarti Company” që e kishin lënë peng për të marrë një kredi në vlerë prej 250 mijë eurosh.
Poashtu pala e dëmtuar që në këtë rast është TEB BANK për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në Kontest civil.
I kontaktuar nga KK, Agim Shahini, që drejton Aleancen kosovare të Bizneseve ka thënë se nuk është në dijeni për këtë vendim.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, është pozicionuar në anën e kryeministrit, Isa Mustafa, kundër gazetarit Vehbi Kajtazi.
Shahini i ka dërguar sot një mesazh telefonik gabimisht një qytetari duke menduar se po i shkruan kryeministrit të vendit.
“I nderuari Kryeministër Mustafa, e keni përkrahjen e AKB-së për deklarimin tuaj kundër atij gazetari që prek vëllaun Tuaj… Respekt Agim Shanihi”, shkruan në sms