Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri sot ka qëndruar në terren për të inspektuar bizneset në Komunën e Podujevës, ku si për qëllim ka pasur pasqyrën e këtyre bizneseve në raport me çmimet në këtë kohë krize. Ai ia ka mbyllur komplet veprimtarinë një mulliri i cili kishte vendosur që të ngrisë çmimin e miellit.

Ja postimi i plotë i Bahtrit

• Mbyllet mulliri në Zhabar të Mitrovicës për shkak të shtrenjtimit të miellit •
Në këtë kohë të gjendjes emergjente për shkak të koronavirusit COVID-19, askush nuk mund të përfitoj në kurriz të qytetarëve duke i shtrenjtuar çmimet, sidomos për produktet bazike ushqimore.


Pas ankesave të shumta të qytetarëve, sot Drejtoria e Inspeksionit ka mbyllur mullirin në Zhabar të Mitrovicës, pasi që ka rritur çmimin e miellit, duke shfrytëzuar situatën e krijuar pas përhapjes së virusit COVID-19.
Inspektorët komunal kanë shqyrtuar ankesat e qytetarëve duke inspektuar këtë lokacion, ku kanë hasur në ngritjen e çmimit të miellit, i cili për 100 kg është shitur prej 50 deri 80 euro.
Komuna e Mitrovicës do të ketë zero tolerancë ndaj atyre bizneset që i ngritin çmimet në këtë gjendje të emergjencës.
Panik JO, KUJDES PO.
AB

SHPËRNDAJE