Real Madrid, Barcelona dhe Sevilla – kanë dominuar që tre vite në futbollin Evropian

Se liga spanjolle është ndër më të fortat, e tregon edhe kjo statistikë e publikuar nga e përditshmja MARCA, transmeton Gazeta Express.

Në tri vitet e fundit, Real Madridi, Barcelona dhe Sevilla kanë fituar gjithë titujt e mundshëm Evropian, po ashtu edhe Kupën e Botës për Klube.

Që nga viti 2014, kur nisi dominimi i ekipeve spanjolle në Evropë, Real Madridi ka fituar dy herë Championsin, dy herë Superkupën e Evropës si dhe dy herë Kupën e Botës.

Barcelona ka fituar nga një herë gjitha titujt e lartë përmendur, derisa Sevilla ka triumfuar tre vite me radhë në Eruopa League, diçka që nuk do të ndodhë këtë edicion, pasi ata janë kualifikuar në rrethin tjetër të Ligës së Kampionëve.

A do të vazhdojë apo përfundojë dominimi i klubeve spanjolle në Evropë, mbetet të shihet në fund të këtij edicioni. /Express/ Dominimi i ekipeve spanjolle (Foto)

SHPËRNDAJE