Fshatin e Dobrosinit po të shikoni nga fotografia mund të ju dukët sikur se një vend i pa banuar nga as një banor, por në realitet kan mbetur dhe shum pak banor.

Edhe ata pak banor të mbetur në fshatin Dobrosin ndjehen si të harruar nga vendi pasi që është e vështirë të sigurohen të ardhura për familjen e tyre pasi që shum pak nga fshatarët jan të punsuar, Edhe pse komuna e Bujanocit ka investuar në atë fshatë në Infrastruktur duke lidhur Dobrosinin me Pogragjën e Gjilanit prap se prap është e vështirë jeta pasi që lidhjen dhe bartëjen e nxanësav nga Dobrosini në shkollën e Bujanocit bëhet nga një fshatarë me kombi-bus por një ashtu edhe lidhja për në Gjilan bëhet nga një kombi-bus edhe vetë numëri i vogël i qytetarëve që kan mbetur në Dobrosin e pamundëson vëndojsen e një linje autobusi që dot të ket lidhje të rregullt nga Bujanoci duke shkelur në tokën e Dobrosinit dhe më pas për të vazhduar drejt Gjilanit, pasi që vendi edhe më tutje po vazhdon të zbrazet është e vështirë që të ket lidhje edhe në një të ardhëme të afërt.

Pas liberalizimit të vizave të gjith banuesit e fshatit Dobrosin u paisën me passaportën Biometrike të Republikës të Serbies dhe i mësyen europës, fshatarët pohojnë se pas luftës në Kosovë shum vendas u larguan në drejtim të qytetit të Gjilanit, por tani pas liberalizimit të vizave ndrruan relacionin e ikjes nga fshati në drejtim të Europës duke kërkuar jetë më të mirë.

Shumë nga ta nuk u kthyen fare nga Europa madje shum nga ata edhe kan kërkuar statusin e strehimit në kampet e azilantëve në vendet e europës, Francë, Belgjikë, etj.

Në fshatin Dobrosin para vitit 1999 më sakt para luftës të Kosovës është ndërtuar godina e shkollës së re me vetiniciativën e fshatarëve por në shkollën fillore në Dobrosin, Halim Hasani deklaron se nuk jan më tepër se 60 nxënës nga vetë nataliteti nuk besohet se dot të ketë jet të gjatë fshati Dobrosin.

Por një ashtu edhe Xhamia e fshatit të Dobrosinit është ndërtuar me vetiniciativën e fshatarëve por ajo tani kujt do ti shërbej pasi që numër i vogël vazhdon ritualet fetare në xhamien e Dobrosinit (Bujanoci.Net)

SHPËRNDAJE