Gazeta “Bota sot” dje raporti duke iu referuar një shkrimi publik të Prof. Dr Enver Bytyçit, ku zbuloi se, Andi Haxhiu, djali i Baton Haxhiut, është këshilltar politik në Ministrin e Mbrojtjes Ruse.

Madje, kështu ishte edhe përshkrimi për profilin e tij personal në rrjetin social “Twitter”.

Image

Mirëpo, pas raportimit të “Bota sot”, ai ka ndërruar përshkrimin për profilin e tij dhe pastaj ka bërë një reagim publik kundër gazetës kombëtare “Bota sot” dhe Prof. Dr. Enver Bytyçit, reagim ky që u përkrah nga media të njëanshme e që nuk e transmetuan drejtë shkrimin e gazetës “Bota sot”.

Në përshkrimin e tij të ri në Twitter, ai ka shkruar:

“Ky nuk është një profil i vërtetë! Përdoret vetëm për qëllime të klasës së informacionit dhe komunikimit në RIT Kosovë”.

Image

Andi Haxhiu madje ka bërë “avokatin” e Rusisë në një Tweet të tij, ku ka thënë se çdo pretendim se ushtria ruse rekruton qytetarë në Moldavi, do të mohohet nga qeveria ruse.

Image

“Ushtria ruse nuk rekruton qytetarë në Moldavi. Çdo lloj pretendimi lidhur me këtë temë do të mohohet nga qeveria ruse”, ka shkruar ai.

SHPËRNDAJE