Është e vështirë që në fillim të një marrëdhënie të dini nëse ju jeni për njërin-tjetrin, por me kalimin e kohës gjërat kristalizohen ngadalë.

Ne faqen e internetit “allwomenstalk.com”, janë vendosur pyetjet që çdo çift ka nevojë për t’i bërë para marrjes së vendimeve të mëdha të tilla, si të jetojnë së bashku dhe gjatë martesës.

A jeni i kënaqur në këtë marrëdhënie?

Të dy gjinitë burrat dhe gratë janë të prirë për mashtrim. Edhe pse marrëdhënia nuk është ë përsosur, ju duhet ta dini përgjigjen për këtë pyetje. Në qoftë se një partner nuk është i kënaqur, keni nevojë për diçka të ndryshoni.

Gati për fëmijë?

Ndonjëherë një në marrëdhënie vetëm njeri dëshiron të jetë prind. Nëse ju nuk jeni gati për fëmijë, mos lejoni të bëni një gjë të tillë, vetëm për shkak se partneri juaj ose partnerja juaj e dëshiron këtë. Nëse ju bëheni me një fëmijë, nuk ka kthim më pas.

Pse ndjeheni te dashuruar?

Disa edhe me një përqafim ndjehen të ledhatuar dhe të plotësuar në aspektin e dashurisë, për disa persona është e rëndësishme siguria materiale dhe disa duan të dëgjojnë atë që të thotë vetëm fjalën “Unë të dua ‘.

Çfarë ju pengon më së shumti tek partneri?

Ka gjithmonë diçka, varet në atë se çfarë punon dhe nëse ju mund të pranoni atë që ju mërzitë. Flisni hapur në lidhje me pakënaqësitë dhe ato që ju pengojnë tek partneri.

Çfarë keni mësuar nga marrëdhëniet e kaluara?

Është e rëndësishme që ju të jeni të vetëdijshëm për gabimet që keni bërë në të kaluarën, por më e rëndësishme është që të mos i përsërisni gabimet e njëjta.

Sa i rëndësishëm është seksi në marrëdhënien tuaj?

A është seksi i rëndësishëm në marrëdhënien tuaj, është mirë që çdo çift t’ia bëjë këtë pyetje njeri-tjetrit, pasi seksi është pika kryesore që një marrëdhënie të funksionojë shumë mirë.

SHPËRNDAJE