TIRANË, 24 Gusht /ATSH- I. Vata/ – Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me ambasadorët e Shqipërisë në botë në ambientet e ministrisë së Jashtme, ku në fokus ka qenë diplomacia ekonomike.

Kryeministri Rama në fjalën e tij tha se “kam kërkuar këtë takim të posacëm pasi dua të shtjelloj një temë me rëndësi të vecantë dhe të lënë pas dore gjatë peridhes së tranzicionit, sic është roli i shërbimit të jashtëm në ekonomi”.

“Sot mund të bëj vetëm çeljen e një vazhde të domosdoshme diskutimesh. Pa dyshim, përgjegjësia e shërbmit të jashtëm bie mbi shumë faktore dhe shumë aktorë. Do të duhet të bëhet një analizë serioze. Ekonomia e vendi është një fushë që ministria e Jashtme nuk mund ta konsiderojë jashtë sferes”, tha Rama.

Më tej, Rama shtoi se “Diplomacia jonë do të bëjë atë pjesë të punës së saj qe të mbrojë interesat kombëtare, por kjo nuk mjafton, sepse nuk mund ta kuptojmë dot shërbimin e jashtëm në gjendjen si me të shkuaren e regjimit. Na duhet kreativitet dhe pragmatizëm që për një mijë dhe një arsye. Juve ju therrasin shkelqesi dhe është nder të ngjiteni në këtë lartësi. Po ju a jeni në lartësinë e duhur, sepse ju duhet të shkëlqeni në atë që beni në shërbim të vendit”.

“Menjëherë pas shpalljes së mandatit të qeverisë së re do t’i kërkoj ministrit të ri një takim treditor për rolin që duhet të marrë diplomacia për vendin”, tha Rama.

Rama theksoi se “Qeveria do të këtë edhe një ministër Shteti për shqiptarët jashtë atdheut, sepse marredhënia e shqiptarëve në rajon kërkon një vëmëndje më të madhe. Po ashtu dhe bota e shqiptarëve jashtë atdheut ka marrë përmasa të reja”. /a.ke/

SHPËRNDAJE