I është vënë zjarri gjatë natës makinës së drejtorit të Policisë Bashkiake të qytetit të Vlorës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 në lagjen “Isa Boletini”.
Makina e kreut të policisë bashkiake ka qenë e parkuar pranë banesës së tij, por fatmirësisht nuk ka të lënduar nga djegia e saj.
Djegia e makinës së Veliut mendohet se është kryer për shkak të detyrës. Kjo ngjarje në Vlorë pason atë të datës 9 shtator, ku në mënyrë makabre u ekzekutua me eksploziv gjyqtari Skerdilajd Konomi.