tzhacuzzShteti më i ri europian ndodhet në gjendje akute, shkruan në botimit e sotëm, gazeta e djathtë austriake, Die Presse. Komenti i shkruar nga profesori universitar, Vedran Dzihic, tregon edhe zgjedhjen e Hashim Thaçit, president si origjinën e problemeve. (“Kosovo: Ex-Rebellenführer Thaci zum neuen Präsidenten gewählt“)

Thuajse se është bërë përditshmëri hedhja e gazit lotsjellës në parlamentin e Prishtinës. Kjo situatë e shtetit të ri, të kujton filmin amerikan, “Groundhog Day”: Sulme, protesta, ofendime dhe përleshje mes opozitës dhe pozitës së Kosovës, duke u bërë simbol i gjithë problemeve të rinisë së vendit.

Kriza politike ka pushtuar gjithë vendin dhe është e rrezikshme. Kjo vërehet edhe nga këndvështrimi i popullit. Shumë, të cilët janë të varur nga partitë qeveritare, në forma direkte ose indirekte, duke të mbahen me të. Presioni ndaj atyre të cilët nuk janë të kënaqur me situatën politike por edhe ekonomike të Kosovës, do të rritet. Kriza e tanishme politike është si një test i ndërtim shtetit nga shqiptarët.

Në këtë gjendje u zgjodh president Hashim Thaçi. Kjo do thellojë hendekun mes opozitës dhe pozitës, pasi ai simbolizon si askush tjetër, politikën e pushtetit të strukturave të vjetra.

Jo president i gjithë banorëve të Kosovës

Gjithmonë e më tepër ai është akuzuar për krime lufte dhe korrupsion. Në një vend ku funkcionon demokracia, zgjedhja e tij president do ishte thuajse e pamundur.

Kosova duhej të zgjidhte një president të pavarur, me moral e etikë të lartë, i cili, do pranohej nga shoqëria duke qenë i volitshëm për të ndërmjetësuar në zgjidhjen e krizave. Thaçi nuk është i tillë, ai nuk do jetë president i gjithë banorëve të Kosovës. Me zgjedhjen e tij president, Kosova është dëmtuar rëndë.

Politika e BE vetëm pak reaktive

Çfarë do bëjnë BE dhe SHBA për daljen nga kjo krizë? BE prej kohësh në gjithë regjionin nuk ka politikë reaktive, që shpie drejt stabilitetit dhe sigurisë së vendeve. Kjo tregon, që ajo qëndron thellësisht pas elitave sunduese, edhe përkundër shoqërisë civile.
Kalkulimet ishin të tilla, që koalicioni i gjërë do sjellte më tepër stabilitet. Mirëpo doli e pavërtetë. Mungon një rrugë zgjidhje nga dalje e krizës, duke dëgjuar vetëm apelet retorike. Me një politikë të tillë, BE po humbet potencën dhe reputacionin e mirë.

Kosova do jetë pas Maqedonisë, vendi i dytë i regjionit që duhet të “shpëtohet” me plot tensione. Këtu mos harrojmë se kompromisi në Maqedoni është plot vrima.

Duke parë krizat e thella politike në regjion, që nga vala e refugjatëve do bëhet edhe më i madh, ndihma dhe ndërmjetësimi nga BE nuk do mjaftojë. Për demokratizimin dhe stabilizimin e Ballkanit, BE-ja duhet të ketë një politikë më të fortë dhe të bëhet aktor i aftë për veprim.

I shmanget kësaj, atëherë BE rrezikon të krijojë kriza dhe konlikte të reja pranë territoreve të saj

SHPËRNDAJE