largea_kuvend1405375124Paqartësia se kush ku do të ulet, po frikëson të gjithë. Askush nuk e di se kush ku do të ulet në ulëset e shumicës, e kush në ato të opozitës.
Në Kuvendin e Kosovës, të enjten do të “shkelin” dy grupe parlamentare që secila thotë se është më i madhi në Kuvend, grupi i bllokut AAK-LDK-Nisma dhe ai i PDK’së.

Të dy grupet pretendojnë se janë më të mëdhatë në Kuvend, derisa i pari është regjistruar kështu në mënyrë që të mundësojë zgjedhjen e kryeparlamentarit, sipas marrëveshjes së bllokut politik.

Ndërkaq është edhe grupi i PDK’së, e cila gjithashtu pretendon se ka grupin më të madh parlamentar. Mirëpo, përveç enterierit në Kuvendin e Kosovës, të cilin e njohim tash e shumë vite, të enjten gjithçka tjetër mund të na duket e panjohur.

Kjo pasiqë nuk dihet se cili grup parlamentar ku do të ulet. A do të ulet grupi më i madh parlamentar i bllokut politik në ulëset ku ulet shumica, apo do të ulet grupi , siç pretendon PDK, më i madh parlamentar në po ato ulëse.

Për këtë, ndryshe mendon administrata e Kuvendit, ndryshe Kryesia dhe ndryshe partitë politike.

Mbetet të shihet të enjten se si do të “ndahen” edhe karriget e Kuvendit. Ku do të jetë grupi i AAK-LDK –Nisma dhe ku ai i PDK’së?

Ekziston një frikë e madhe që beteja e parë e kësaj legjislature të nisë pikërisht me një vrap se kush ku do të ulet.

Dhe, ngjashëm sikur në Kuvendin e famshëm të LDK’së, edhe këtu, karriget të përdoren për qëllime krejt tjera, prej çka janë shpikur. Për ta goditur mu në kokë sho-shoqin.

SHPËRNDAJE