piloooooJohn Lear, i biri i shpikësit të avionit “Learjet”, ka dhënë dëshminë e tij prej eksperti, sipas së cilës ka qenë fizikisht e pamundur për avionët “Boeing 767”, si Fluturimet AA11 dhe UA175 që të kenë goditur Kullat Binjake në 11 shtator, veçanërisht nëse janë pilotuar nga pilotë pa përvojë, shkruan YourNewsVire  , transmeotn agjencia e lajemeve “Presheva Jonë” (“CIA Pilot Swears Oath: Planes Did Not Bring Towers Down On 9/11″)

 

ciiijj“Asnjë linjë ajrore Boeing 767 nuk i ka goditur Kullat Binjake”, tha ai. “Këto përplasje nuk kanë ndodhur, pasi ato janë fizikisht të pamundura, për arsyet e mëposhtme: nëse një UAL 175 do të fluturonte në drejtim të Kullës jugore, Boeing 767 i vërtetë, turiri i tij do të shtrembërohej kur të godiste kollonat prej çeliku, të cilat janë 39 inç në qendër. Bishti vertikal dhe horizontal do të ndaheshin menjëherë nga avioni, do të godisnin kolonat prej çeliku dhe do të rrëzoheshin”.

 

“Asnjë Boeing 767 nuk mund të ruante shpejtësinë prej 540 mph në lartësinë 300 metra mbi nivelin e detit. Pjesët e rrëzimit do të përmbanin pjesë masive të avionit Boeing 767, duke përfshirë 3 kryesore që peshojnë të paktën 9000 paund, të cilat nuk mund të jenë fshehur. Pra, nuk ka asnjë të dhënë për ndonjë nga këta përbërës masivë të strukturës, nga asnjë Boeing 767. Kjo zhdukje totale e 767-ës është e pamundur”.

 

Dëshmia, e cila daton në 28 janar 2014, është pjesë e një procesi ligjor të ndjekur nga Morgan Reynolds në Gjykatën e Distriktit të Nju Jorkut.

 

Në Mars 2007, Reynolds, një ish-ekonomist në administratën e Xhorxh W Bush dërgoi një kërkesë për korrigjim në Institutin Kombëtar të Shkencës dhe Teknologjisë, duke cituar besimin e tij se avionët komercialë (si ata Boeing) nuk u përplasën me Kullat.

 

Megjithëse shumë njerëz, duke përfshirë edhe lëvizjen për 11 shtatorin, të quajtur “E Vërteta” (Truth), fillimisht e mohuan teorinë e “asnjë avioni”, përfaqësues si John Lear po fitojnë mbështetje.  Kjo dëshmi për betim bëhet e vërtetë me ligj, ndryshe nga çdo formë tjetër deklarate, nëse nuk kundërshtohet. Tani ajo do të përballet me kritika, ku analistë do të paraqesin të dhënat e tyre për ta kundërshtuar deklaratën pjesë pas pjese. Nëse ata nuk do ta bëjnë, ose nuk do të munden, atëherë qeveria amerikane do të vendosë që shpjegimi për Komisionin e 11 Shtatorit është i gabuar.

 

Kapiteni 65-vjeçar i dalë në pension dhe ish-piloti i CIA-s, i cili ka më tepër se 19 mijë orë kohë fluturimi, e vuri theksin edhe tek mungesa e përvojës së pilotëve që kanë pilotuar avionët. Sipas betimit, Lear ka pilotuar 100  lloje të ndryshme avionësh dhe mban certifikata FAA më tepër se çdo pilot tjetër. Ai ka marrë pjesë në misione sekrete për CIA-n në Azinë e Jugut, Europën Lindore, Lindjen e Mesme dhe Afrikë, në vitet 1967 dhe 1983 dhe ka kaluar 17 vjet të jetës së tij për pasagjerë të ndryshëm dhe fluturime me ngarkesa.

 

Komisioni i 11 shtatorit nuk ka marrë të dhëna nga pilotët kur është bërë hetimi për sulmet gjatë periudhës 2002-2004

SHPËRNDAJE