Deputetja ukrainase Lesia Vasylenko i tha BBC News se “është një makth” pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

“Unë as në ëndrrat e mia më të këqija nuk mund ta imagjinoja një situatë të tillë”.

Ajo thotë se është “surreale që ne duhet ta dëshmojmë këtë në mes të Evropës në shekullin 21”, duke shtuar “është e padrejtë, është e padrejtë, është qartë një pushtim, është një sulm ndaj Ukrainës”.

Vasylenko thotë se për momentin Ukraina po bën gjithçka që mundet, “ne po luftojmë me gjithçka që kemi”, thotë ajo.

Por thotë se ka frikë se kjo nuk do të jetë e mjaftueshme dhe ajo thotë, “ne kemi nevojë për mbështetjen maksimale nga të gjithë aleatët perëndimorë”.

Ajo thotë se ata duhet të bashkohen “për të mbështetur Ukrainën, jo vetëm me sanksione më të forta, por edhe me praninë ushtarake këtu në terren”.

SHPËRNDAJE