Kryetari i Partisë për Veprim Demokrati (PVD) njheresh deputeti popullorë z. Riza HALIMI pardje në Beograd zhvilloi një takim pune me komisionerin e lartë të OSBE-së për pakicat dhe të drejtat e njeriut zotin Knut Vollebek dhe përfaqësuesit e delegacionit të OSBE-së. nga Haga. Në këtë takim, u bisedua për situatën aktuale të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, ku në fushën e arsimit u prezantuan dhe shqyrtuan çështja e problemeve të teksteve dhe mjeteve mësimore të arsimit fillorë dhe të mesëm, çështja e diplomave të studentëve të diplomuar në universitetet e Shqipërisë, Maqedonisë dhe në veçanti të Kosovës si dhe hapja e fakultietit të Ekonomisë në gjuhën shqipe për vitin akademik 2011/2012.
Gjithashtu në këtë takim një vend të veçantë zuri edhe problemi i gjendjes tepër të vështirë ekonomike të shqiptarëve e që si pasojë e kësaj gjendjeje është duke u rritur numri i azil kërkuesve në vendet e europës perëndimore.Nga ky takim u konkludua se këto çështje, kërkojnë zgjidhje urgjente me angazhimin e të gjithë faktorëve, kështuqë gjendja ekonomike dhe ajo e sigurisë të jetë më stabile dhe më e qëndrueshme në të ardhmen. Në këtë takim gjithashtu morën pjesë edhe kryetari i komunës së Bujanovcit z. Shaip Kamberi dhe kryetari i Këshillit Kombëtarë Shqiptar z. Galip Beqiri.(TVP)

SHPËRNDAJE