deppuuuNGA ETLEVA SKONJA

Pas tërheqjes të projektligjit për Demarkacioni nga Qeveria, forcat politike, kryesisht ato opozitare, ia kanë atribuuar meritat vetvetes. Nga njëra VV –ja, krenohej se ishte ajo që detyroi Qeverinë të ndërmerre këtë hap e nga ana tjetër përmendore po i ngrihej kreut të AAK-së Ramush Haradinaj.

Ndërkohë edhe Nisma nuk mbetej shumë prapa. Kjo panoramë edhe njëherë ka treguar se cili në të vërtetë është interesi i këtyre forcave politike. Në vend q ëtë mblidheshin dhe të analizonin situatën, se koalicioni qeverisës, përveç se nuk ka pati votat brenda llojit, nuk pati as votat e listës serbe. Shefi i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se shtyrja e votimit të sotëm të marrëveshjes së demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi është bërë pasi koalicioni qeverisës e ka parë që nuk i ka votat për ratifikimin e saj.

“Kryeministri i jugosllavizuar, nuk pati guxim ta sjellë projektligjin pa miratimin e Vuçiqit”, është kjo deklarata që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e lëshoi për media, pas dështimit të Demarkacionit me Malin e Zi. Ndërsa, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, në konferencën e jashtëzakonshme për medie, tha se klani apo treshja “Pronto”, dështuan ta legjitimojnë tradhtinë në Kuvend.

“Kjo treshe kriminale dështuan ta cungojnë territorin e Kosovës. Kjo është një fitore e qytetarëve. Demarkacioni nuk u fut në rend dite edhe pse kishin premtuar që më 1 shtator ta votojnë tradhtinë. Kjo ishe premtuar edhe nga Thaçi”, tha Ymeri.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

SHPËRNDAJE