kuebd12221Protestuesit kanë hedhur koktej molotovi në drejtim të Policisë së Kosovës. Kështu ka eskaluar situata para Kuvendit të Kosovës.

Deputetët e opozitës i bashkohen protestuesve jashtë Kuvendit

kuebd12222Pasi Kryesia e Kuvendit të Kosovës përjashtoi nga seanca shumicën e deputetëve të opozitës dhe nxori me dhunë nga salla, disa nga ta i janë bashkuar protestuesve jashtë Kuvendit të Kosovës.

Përpara protestuesve, Albin Kurti, deputet i Vetëvendosjes, tha se deputetët e opozitës bënë atë që kishin mundësi për ta parandaluar zgjedhjen e Thaçit president të Kosovës.

Kurti tha se Thaçi po bëhet president me votat e Listës Serbe, pasi sipas tij, ai ka bërë një marrëveshje me ta.

Lideri i opozitës tha se Thaçi president do të kundërshtohet edhe jashtë me protesta së bashku me qytetarët.topelement

SHPËRNDAJE