Ka deklaruar verpimtari i shquar Adem Demaci sot në intervistën ekskluzive dhënë agjencisë telegrafike zvicerane – ATS

 

(Në foto: kolegu Blaise Lempen, shef i yzrës së ATS në OKB dhe sekretar i përgjigthshëm i shoqatës ndërkombëatre të gazetarëve-PEC duke i dhurar një libër të tij, mbi Kosovën, ku në kopetrinë shifet një shqiptarë me plisë të bardhë)

 

 

”Shkëputja eventuale e një pejse të Kosovës apo një shkëmbim i territoreve  mes Beogradit dhe Prishtinës, Veriu i Kosovës me shqiptarët etnik në Serbi  (në Luginën e Preshevës, konsiderohet nga shqiptarët si Kosovën Lindore) janë të papranueshme. Dhe prekja e integriteti territorial të Kosovës  është shumë i rrezikshëm për paqen deh stabilietin në rajon..” ka phuar në fund veprimatri kosovarë Adem Demaçi për agjencinë telegrafike zvcerane ATS/SDA.

 

Gjenevë, 23 shkurt/ AIK-Presheva Jonë

 

“Staus quo-ja politike në Kosovë është e dëmshme dhe po i kontribuon përkeqësimin të stuatës dhe zhvillimit ekonomike në Republkën e Kosovës..”  ka thënë sot gjatë një inetrviste për agjencinë telegrafike zvicerane ATS veprimtarî i shquar kosovarë Adem Demaçi, kyretar i Lidhjes së Shekimtarëve të Kosovës i cili vizoti ketë redaksi mediale në pallatin e OKB-së në Gjenevë. Zoti Demaci gjendet në Zvicër i ftuar nga Shoqata e studentëve shqiptarë në Universitetin e Gjenevës dhe Agjencia informaitve “Presheva Jonë”  me rastin e katër vjetorit të pavarësisë së Kosovës, njofton ATS.

 

 

Akuzat e e deamcit për “trafik organe” të pabaza

 

Duke akuzuat bashkësia ndërkombëtare se është e ndikuar nga propaganda e Beogradit në proceset e zhvillimeve poltike dhe ekonomike në ksovë z.Demaci në vazhdim ka pohuar se  proceset  “status quo-ja pengon kosovarët për të zgjidhur problemet e tyre të brendshme,” tha ka pohuar zAdem Demaci sot në Gjenvë për ket agjenci zvcerane, njofton “Presheva Jonë”

 

I quajturur Mandela Nelson e Kosovës për 28 vjet ai ka kaluar në burgjet serbe deri në lirimin e tij në vitin 1990, i icli fillimisht në liri ishte përfaqësuesi i lartë politik i ish-UÇK (Ushtria Çlirimtare e Kosovës) ka dënuar ashpër diktatin e  imponuar nga Brukseli për Kosovën .”Vendimet sot bëhen në Bruksel, jo në Prishtinë. Për katër vite, Kosova nuk ka përparuar, sepse vendi ende nuk drjetohet nga vendorët” ka shtuar ai.”Gjendja ekonomike në Kosovë është katastrofale, investitorët nuk janë të sigurt, gjysma e popullsisë është e papunë, krimi, korrupsioni dhe emigracioni janë scourges” është ankuar Demaci në Gjenevë.

 

Adem Demaçi, megjithatë është për praninë e vazhdueshme të forcave të NATO-s, përfshikë ketu edhe ata të Swisscoy.”Një oficer i lartë zviceran, Koloneli Adolf Conrad, aktualsiht drejton një prej pesëve të  rajoneve të përcaktuara nga Forca Ndërkombëtare në Kosovë (KFOR) në veri. të Kosovës..” ka pohuar z.Demaci për ATS duke shtuar se “Swisscoy duhet të mbetet edhe më tutje në rajon,  por jo përgjithmon, por deri atëherë kur vendi ynë do të ket zyrtarisht ushtrinë tonë..për cka pritet vendime nga autoritetet e Prishtinës zyrtare”

 

Demaci akuzat e Dick Marty mbi “trafikimin e organeve” i ka quajtur të pabaza për cka një hetim është nisur vjeshtën e kaluar nga misioni i EULEX-it, në bazë të raportit të Këshillit të Evropës, njofton ATS

“Kjo është një manovër për të devijuar vëmendjen nga opinioni ndërkombëtar. Kjo dosje është e zbrazët, përndryshe komuniteti ndërkombëtar ka vendosur tashmë të vërtetën për një kohë të gjatë,” ka dekalruar për agjencinë zvicerane z.Adem Demaci.

SHPËRNDAJE