Kryetari i Forumit Rinor të LDK’së, Paris Guri, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti për deklaratën që dha në Frankfurt, ku tha se “patriotët  dhe punëtorët më të mëdhenj i gjen në diasporë”.

Guri i është drejtuar Kurtit duke i thënë se “qata patriot kanë me ta tregu vendin më 9 shkurt, duke e bo ndryshimin e madh”.

Ai ka thënë se edhe në Kosovë ka qindra patriotë, duke akuzuar Qeverinë se i ka lënë pa paga.

“Kryeministër është e vërtetë që në diasporë ka patriot, ama i ki edhe qetu në Kosovë qindra patriot të rinj që kanë zgjedh me qëndru e kontribu në vendin e tyne qe ti i ke lanë pa paga. A e din për kënd e kam fjalën kryeministër? Për njerëzit e këtij vendi që janë angazhu në programin që ti, Hekurani e komplet pushteti e keni promovu e jeni mburrë me të, krejt kohën pra për programin Super Puna. Njerëzit e angazhuar përmes kësaj platforme, ka një vit që nuk u dalin pagat me rregull e një kohë që nuk u dalin pagat fare, përkundër kësaj ata vazhdojnë me punu për vendin e tyne”, ka thënë guri.

Tutje, Guri ka thënë se Qeverisë Kurti po i vjen fundi.

“Unë i ftoj këta të rinj, edhe të gjithë të tjerët kudo që janë, që të qëndrojnë, të qëndrojnë dhe të punojnë për vendin, sepse kësaj qeverie që i nënçmon e i shfrytëzon ata, po i vjen fundi. Çdo ditë po takojmë patriot që e dojnë vendin pa kushte, po të premtoj kryeministër që qata patriot kanë me ta tregu vendin më 9 shkurt, duke e bo ndryshimin e madh”, ka deklaruar ai.

SHPËRNDAJE