ldk-zvicer2-840x420LDK -jë, dega ne Zvicër, ka dërguar një komunikatë për media ku kritikon ashpër kryesinë Qendrore për sjellje antidemokratike dhe manipulim. Në këtë komunikatë thuhet se LDK është duke vepruar kundër interesave shtetërore duke iu shërbyer disa matrapazëve.

Kjo është komunikata e plotë që e kanë dërguar për media

Nën drejtimin e kryetarit Shefqet Dibrani, Dega e LDK-së në Zvicër, mbajti mbledhje me përfaqësuesit e nëndegëve në të cilën u diskutua përkitazi me zhvillimet politike në Kosovë me theks të veçantë ato brenda LDK-së.

Kryesia e Degës së LDK-së dhe përfaqësuesit e nëndegëve shprehin shqetësimin e tyre për degradimin e demokracisë.

Në këtë mbledhje edhe njëherë u vu në spikamë dhe u shpreh mospajtim me sjelljen teknokrate, selektive dhe antidemokratike që po e bënë Kryesia e LDK-së në Kosovë, qoftë në raport me zhvillimet e brendshme partiake, apo edhe me ato të interesit kombëtar e shtetëror, ku degradimi i vlerës është bërë standard themelor e që manipulohet nga një grup i cili e ka kapur LDK-në, duke e bërë këtë parti levë për t’iu shërbyer politikave antikombëtare, tagrin e së cilës po e paguajnë dhe do ta paguajnë edhe më shtrenjtë qytetarët e Kosovës.

Kryetari i Degës z. Shfeqet Dibrani raportoi për vizitën tre javore në Kosovë, për kontaktet që kishte me personalitete dhe veprimtarë të LDK-së; deputetë dhe anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, por u pa edhe zhgënjimi i tij, për shkak të shpërfilljes nga Kryesia Qendrore e LDK-së, në kohën kur ambasada dhe përfaqësues diplomatikë në Kosovë kanë shprehur interesim për vizitën e tij duke i rezervuar pritje zyrtare.

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Zvicër ka vlerësuar se vendimi i Kryesisë së LDK-së për të shpallur të pavlefshëm Kuvendet e LDK-së në Zvicër e Gjermani është antidemokratik dhe në kundërshtim flagrant mbi rregulloren mbi zgjedhje.

Isa Mustafa nje diktator dhe komunist jugosllav qe po shkatërron LDK-në e Rugovës dhe Kosoven si kryeminister i Thacit

Në një reagim të ardhur në adresë të Telegrafit, i shkruar me shumë gabime gramatikore dhe drejtshkrimore, thuhet se “Isa Mustafa dhe Kryesia Qendrore e LDK-se janë treguar bukëpërmbysëse ndaj Diasporës e cila kurdoherë ka qenë për Kosovën dhe në krahët e saj”.

Isa Mustafa beri edhe nje atak politik mbi Degen e LDK-se ne Zvicer. Vendim i Kryesise se LDK per ta shpall te pavlefshem Kuvendet e Deges se LDK-se ne Zvicer dhe Gjermani eshte antidemokratik dhe ne kundershtim flagrant mbi rregulloren mbi zgjedhje.

 

 

SHPËRNDAJE