Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, me bashkëpunëtorë të tij, po e vazhdon vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në njoftimin e fundit nga Uashingtoni, Krasniqi thotë se ka pasur një darkë pune me kongresmenë e ish-kongresmenë, ambasadorë, gjeneralë të pensionuar dhe zyrtarë të tjerë amerikanë.

I shoqëruar nga ish-diplomatët, tani zyrtarë të lartë të partisë,  Vlora Citaku, Bernard Nikaj dhe Ahmet Shala, Krasniqi ka shpërndarë një album fotografish nga darka.

“Nga miqtë e mirë të Kosovës, të cilët ndjekin me vëmendje zhvillimet në Kosovë, kërkova që të vazhdojnë kontributin e tyre të rëndësishëm për vendin tonë, posaçërisht në këtë periudhë të sfidave të shumta. Ndihma e miqve amerikanë për garantimin e sigurisë dhe proceseve integruese të Kosovës është më e nevojshme se kurrë më parë”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë:

Jashtëzakonisht i nderuar që për nder të vizitës time në Ëashington DC, u prita në një darkë pune shumë produktive me kongresmenë, ish-kongresmenë, ish-ambasadorë, gjeneralë të pensionuar dhe zyrtarë të tjerë të lartë të institucioneve të rëndësishme në SHBA.

Kongresmenin e Michiganit John Moolenaar, atë të Marylandit Dutch Ruppersberger, të Virginias Ben Cline dhe pjesëmarrësit e tjerë – i njoftova me situatën aktuale politike dhe të sigurisë në Kosovë.

Nga miqtë e mirë të Kosovës, të cilët ndjekin me vëmendje zhvillimet në Kosovë, kërkova që të vazhdojnë kontributin e tyre të rëndësishëm për vendin tonë, posaçërisht në këtë periudhë të sfidave të shumta. Ndihma e miqve amerikanë për garantimin e sigurisë dhe proceseve integruese të Kosovës është më e nevojshme se kurrë më parë.

Në emër të qytetarëve të Kosovës, së bashku me ish-ambasadorin Ahmet Shala, të gjithë të pranishmit i falënderuam për mbështetjen e tyre historike dhe të vazhdueshme për vendin dhe popullin tonë.

Për Kosovën dhe PDK-në, miqësia dhe aleanca me SHBA-të është e shenjtë!

SHPËRNDAJE