Në një deklaratë për portalin shqiperianatyrale.com, kryetari i Listës për Shqipëri Natyrale, Koço Danaj, hodhi poshtë si shumë të dëmshme dhe kundërshqiptare tezat dhe idetë mbi të ashtuquajturin Beneluks midis Shqipërisë dhe Kosovës.

 

Jo “Beneluks”, por Shqipëri Natyrale

 

 

“Idetë mbi Beneluksin midis Shqipërisë dhe Kosovës janë të ngjashme me idetë e Nikoliçit që shqiptarëve të Kosovës t’ju japë statusin e gjermanëve të Belgjikës. Çfarë lidhje ka midis marrëdhënieve midis Belgjikës, Holandës dhe Luksemburgut që janë tre kombe apo katër me marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Kosovës qe janë dy pjesë të një kombi dhe dy pjesë të një territori. Dhe ky territor është shpallur i patjetërsueshëm 100 vjet para në Kuvendin e Vlorës. Të dalësh sot me ide të tipit Beneluks, do të thotë ose të mos kesh njohuri çfarë është Beneluksi, ose ta përdorësh çështjen kombëtare si biznes elektoral, ose të rreshtohesh në anën e atyre që nuk duan bashkimin e kombit shqiptar”, thotë Danaj.
Ai thotë se shqiptarët që e duan vërtet bashkimin kombëtar, nuk kanë nevojë të shpikin as Beneluks, as Komunuelthi e asgjë tjetër. Ata duhet vetën të zbatojnë Aktin Juridik të 28 Nëntorit 1912 që shpalli pavarësinë e Shqipërisë Natyrale me kufij nga Presheva në Prevezë dhe nga Durrësi në Shkup. Tashmë të gjithë e dinë se këtë akt juridik e injoroi me anë të forcës Konferenca famëkeqe e Londrës. “Shpikjet” qe kanë filluar të dalin nga forca gjoja patriotike, janë kundërshqiptare dhe kundër 28 Nëntorit 1912. Në këtë 100 vjetor, problemi shtrohet: Jo Vilajete neotomane, jo Beneluks, por vetëm Shqipëri natyrale.

SHPËRNDAJE