Dafina Zeqiri duket se është duke shijuar maksimalisht pushimet verore në Australi.

Duffy’e kishte shkuar kohë më parë në Australi për të ndërruar ambient, një hap ky shumë i përfolur në mediat kosovare, disa prej të cilave e shihnin këtë si strategji për të filluar në qetësi punët për albumin e ri “Just Me”, ‘coverin’ e të cilit tashmë e ka zbuluar Dafina. Por, kënaqësia e të qenurit larg syrit mediatik shqiptar mund të vërehet në një prej ‘tweet’-ave të Dafinës, kur duke iu drejtuar me anën Twitterit shoqeve të saja, Adriana Dacit dhe Meliza Haradinajt, u shpreh: “Oo hajdeni kneej, ana tjetër e botës ku askush nuk interesohet për ju! Kënaqesh, vetëm ne dhe kangurët”. Dafina pos që shpreh kënaqësinë e pushimeve në Australi, po ashtu edhe aranzhon punët, që janë duke e pritur pasi ajo të kthehet në Kosovë.

SHPËRNDAJE