Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se përgjimet ndaj presidentit Vuçiq janë një grusht shtet.
“Minimizimi i çështjes do të ishte një amnisti nga kjo. Nuk është e mundur që më shumë se 1500 përgjime të jenë aksidentale. Sistemi duhej ta paralajmëronte Vuçiqin për këtë,” tha Daçiq në Tv Happy, shkruan b92, transmeton Gazeta Express.
Sipas tij disa politikanë dhe figura publike po përpiqen ta relativizojnë rastin, duke pretenduar se Vuçiq nuk është përgjuar.
Kur u pyet lidhur me grupin kriminal të Veljko Belivuk, Daçiq tha se duhet të hetohet deri në fund.
Siç tha ai, mafia është gjithmonë në kërkim të logjistikës nga ata nga të cilët varet, “ata nuk po e kërkojnë atë nga menaxheri i Bibliotekës Kombëtare”, tha Dacic
“Një pjesë e sistemit gjithmonë mund të mendojë – se ata janë të përhershëm dhe presidentët dhe kryeministrat janë të përkohshëm,” tha Daçiq.
Në janar të këtij viti, Ministria e Mbrojtjes së Serbisë kishte intervistuar një numër të madh njerëzish për të mbledhur prova se presidenti i Serbisë dhe familja e tij janë përgjuar ilegalisht.
Më shumë se 50 oficerë policie janë marrë në pyetje gjatë kësaj periudhe.