Kjo qendër do të ndërtohej në regjionin Tösstal, në Schmidrüti, afër Turbenthalit

Qeveria e kantonit të Cyrihut është shprehur në favor të hapjes së një qendre azili të nivelit federal në këtë kanton. Kjo qendër do të ndërtohej në regjionin Tösstal, në Schmidrüti, afër Turbenthalit.

Enti Federal për Migracion ka vendosur që azilkërkuesit të strehohen në barakat ekzistuese që më parë kanë shërbyer për bazën ushtarake ajrore.

“Qeveria e Cyrihut tashmë ka marrë vendimin për një gjë të tillë” ka pohuar për “NZZ am Sonntag” kryetari i komunës së Turbenthalit, Georg Brunner.

Kantoni i Cyrihut pret që si kundërshpërblim për gatishmërinë e treguar, t`i zbritet kontingjenti i azilkërkuesve që duhet t`i strehojë.

SHPËRNDAJE