auto_201406292322328516461470481170Aktori i mirënjohur Çun Lajçi ka kritikuar Kryeministrin Isa Mustafa në lidhje me marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Lajçi me anë të postimi në ‘Facebook’ ka shkruar se toka e Kosovës po i falen Malit të Zi.

Postimi i plot Lajçit:

“Z.Kryeministër Isa Mustafa

Për shtatdhjetë vitet e mia mbaj mend ta kemi mallkue Ali Shukriun që ia dha Serbisë Preshevë-Medvegjë-Bujanovc.

Tani për 70 vitet e ardhshme do të mallkohesh Ti që po ia fal Malit Zi Zhlebin, Moknat e Çakorrin.

Çka do t’falim mbas 70 viteve dhe kush do të jetë ai faqezi si Ju të dy!

Por Aliu paska qenë pak ma i mirë se Ti, se bani tramp me shkijet e Leposaviqit e Zubin Potokut të cilëve sot e kësaj dite ua pamë sherrin.

Po Ti çka fitove ?

Spo flas fjalë t’mëdhaja pos po ta përkujtoj kangën…

“t’zezen tande me nji parë pishtole”

Tash ik ma shpejt e strehohu të Ali Shukriu!” (sic), ka shkruar Lajçi.

SHPËRNDAJE