Mund të jetë vetëm gjashtë vjeç, por tek Cruz Beckham mishërohet në vetvete shprehja “bëmë baba të të ngjaj”.

Nhttp://www.botasot.info/img/beckhamfloket22.jpgdërsa ka nisur futbollin që në moshë të vogël, Cruz tashmë po kopion edhe stilet vazhdimisht të ndryshme që David ka përshtatur në pamjen e tij.

Cruz u fotografua në një fushë futbolli me kokën e rruar, me përjashtim të pjesës qëndrore, në atë stil qethjeje që Beckham e ka bërë të njohur si “stili i mohikanëve”.

Pasi u stërvit bashkë me babain në një fushë futbolli në Los Anxhelos, David shoqëroi Cruzin në një qendër të mësimit të arteve, ku i biri po përpiqet të shndërrohet në një piktor.

Gjatë mbrëmjes, Beckham dha një provë të re të familjes së tij të bashkuar, duke dalë me tre djemtë, vajzën dhe bashkëshorten e tij Victoria, në një darkë familjare në një restorant periferik.

SHPËRNDAJE