Dark Mode Light Mode

Cristiano Ronaldo: “Paratë duhen pas futbollit, tim bir e ngacmojnë shumë.”

 

Ylli portugez i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo, ka dhënë një intervistë për televizionin egjiptian “ON” në ditët e fundit të vitit 2016, ku ka folur mbi disa aspekte të jetës së tij.

Advertisement

 

Për paratë

 

“Nuk mendoj se janë gjëja më e rëndësishme. Por për një futbollist ato janë diçka e nevojshme për një jetë të rehatshme pas mbylljes së karrierës.”

 

Për idhujt

 

“Nuk kam idhuj. Nuk më pëlqen të imitoj dikë sepse secili duhet të jetë unik në stilin e tij.”

 

Për të birin

 

“Ka shumë njerëz që e ngacmojnë duke i thënë: ‘Ka lojtarë më të mirë se babai yt.’ Por ai është një djalë i zgjuar, si i ati, dhe di t’i përballojë fjalët negative. Gjithnjë e këshilloj duke i thënë: ‘Ji vetvetja dhe sillu me edukatë.’ Për mua ka shumë rëndësi edukata e tij, pasi është diçka që mund ta kontrolloj.”

 

Për të ardhmen

 

“Kam dhe disa vite karrierë përpara dhe jam i lumtur për dy kontratat e shkëlqyera që kam me Real Madrid C.F. dhe Nike. Qëllimi im është që të vazhdoj të qëndroj në nivele të larta.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

sixteen − three =

Previous Post

Top 10 ndeshjet e futbollit më të shikuara në televizion nga 2016 (FOTO)

Next Post

Policia zvicerane flet për vdekjen e kolegut nga Presheva, 28 vjeçarit shqiptar

Advertisement