uccppPreshevë, 2 qershor  -Shqiptaret të cilët jetojnë në rajonin e Preshevës mendohet se do të përpiqen të mbrojnë interesat e tyre në rast të ndonjë ndryshimi të ardhshëm të kufijve. Shqiptaret etnik në Serbinë e jugut shpresojnë që referendumi i zhvilluar më shumë se një dekadë më parë do ti ndihmoje ata të realizojnë ëndërron e tyre për autonomi dhe bashkim me Kosovën, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë” duke ju referuar burimeve të IWPR, sipas se cilës ky rajon i populluar kryesisht me shqiptare mbahet as në lufte e as në paqe.  Shqiptaret e Preshevës tani shpresojnë se një referendum jo zyrtar i zhvilluar në vitin 1992 – ku 95 përlind e rreth 47,000 pjesëmarrësve kanë mbështetur autonominë e plotë për rajonin dhe kanë njohur të drejtën e tij për t`u bashkuar me Kosovën – do te binde opinionin lokal dhe atë ndërkombëtar dhe do te shtoje shanset në përpjekjet e tyre për shkëputje nga Serbia.

 

CNN: Para 14 vitesh UÇPMB kishte me 1.600 ushtarë e saj  kontrollonte mbi 80 për qind të tokave shqiptare në “Jug të Serbisë”

Lugina e Preshevës pranë krahinën e Kosovës në jug të Serbisë është skena e përleshjeve gjithnjë e më të dhunshme ndërmjet ekstremistëve shqiptarë etnikë dhe forcave serbe të sigurimit . Rreth 1.600 guerilës së armatosur të Ushtrisë së quajtur  Çlirimtare e Preshevës , Medvegjës dhe Bujanovcit ( UCPMB ) janë duke operuar brenda një pesë kilometër të gjerë Zonën Tokësore të Sigurisë ( ZTS) që ndan Kosovën , e cila është patrulluar nga forcat e drejtuara nga NATO , dhe Luginën e Preshevës të Serbisë, ka rapodetuaer para 14 vjtësh televizioni prestijgioz amerikan CNN, transmedton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Nër vazhdim CNN ka njoftuar se “Delegacioni nga Beogradi erdhi i armatosur me një plan të detajuar prej 63 faqesh dhe një demonstrim me plotë me harta dhe grafikë – ata besojnë se do të përfundojë spiralen e dhunës në jug të Serbisë . Zonë tampon është jashtë kufijve të NATO-s dhe forcave të sigurisë serbe , por është duke u përdorur nga UCPMB si të mbuluar për të sulmuar ushtrinë dhe policinë e vendosur në anën e Preshevës serbe .

 

Shqiptaret e Preshevës synojnë autonominë deri në bashkim me Kosovën!

 

Frikë për ri ndezjen e konfliktit në Serbinë jugore. Kjo valë e re trazirash rrezikon një proces paqeje të arritur më shumë vështirësi me ndërmjetësimin e komunitetit ndërkombëtar, me anë të të cilit komunitetit Shqiptar i janë dhëne më tepër të drejta demokratike. Në shkëmbim të këtyre të drejtave luftëtaret të cilët kanë luftuar nen emrin e Ushtrisë Çlirimtarë të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, UÇPMB, kanë pranuar të lëshojnë armët dhe të ndërpresin luftën e tyre.

Drejtuesi i politikes se jashtësme të BE-së Javier Solana sot ka folur kundër trazirave në jug të Serbisë. Sipas agjencisë se lajmeve Beta, ai i ka përshkruar zhvillimet më të fundit si një përpjekje për të dëmtuar rendin dhe ligjin dhe për të destabilizuar rajonin. Solana ka paralajmëruar gjithashtu se sulmet ndaj policisë së përzier etnike nga grupimet ekstremiste dhe kërcënimi i tyre ndaj autoriteteve lokale nuk do te tolerohen.

Komentatorët në Serbinë e jugut kanë sugjeruar për ekzistencën e disa arsyeve të mundeshe pas ri ndezjes se konfliktit. Shqiptaret etnik të cilët dominojnë në Serbinë e jugut kërkojnë që zona e tyre të bashkohet me Kosovën në shkëmbim të enklavave Serbe në Kosovën e veriut.

Arsyeje tjetër është pakënaqësia e ish drejtuesve ushtarak shqiptarë në Serbinë e jugut të cilët tani shohin se kanë humbur influencën e tyre qe prej nënshkrimit të marrëveshjes së paqes.

Analistet mendojnë se autoritetet e Beogradit do të përpiqen me çdo kusht te ruajnë paqen në rajon. Beogradi ka qene shume i kënaqur me zhvillimin e ngjarjeve kur UÇPMB u shpërbe dhe u çarmatos, u krijuar policia ndër etnike dhe Shqiptaret etnik morën pjesë në zgjedhje ku edhe fituan disa vende në këshillat bashkiake në Bujanovcë, Presheve e Medvegjë.

Ndërsa autoritet nga Beograd mbi Serbinë e jugut mendojnë se zhvillimet e mëtejshme do të varen kryesisht nga komuniteti ndërkombëtar, i cili ka një influence të madhe ndaj Shqiptareve etnik në rajon dhe ndaj autoriteteve të Beogradit.ucopmm

SHPËRNDAJE