Ç’instaloni këtë aplikacion për t’i kursyer 15% baterisë së Iphone-t tuaj

Nëse jeni të dëshpëruar për ta bërë baterinë e iPhone-t tuaj që të zgjasë më shumë, por nuk doni të harxhoni para për të blerë karikuesit portativë, ka një mënyrë tjetër.

Për fat të keq, kjo hile e vockël mund të mos iu pëlqejë të gjithë adhuruesve të rrjeteve sociale.

Të gjithë duhet të ç’instaloni aplikacionin e Facebook nga telefoni juaj dhe të përdorni shfletuesin Safari për të hyrë në faqen e internetit nga celulari.

Hileja ka treguar se funksionon pë telefonat Android dhe testimin nga The Guardian ka konfirmuar se duke e bërë këtë mund të ruhet 15% e jetës së baterisë edhe për iPhone.

SHPËRNDAJE