Cristiano Ronaldo më gjasë nuk do të luajë më në Manchester United dhe nga janari ai do të jetë i lirë për të gjetur një skuadër të re

Mediat tashmë kanë thënë që Djajtë e Kuq kanë filluar procedurat për t’ia shkëputur kontratën Ronaldos, pas intervistës së tij kontraverse që dha për gazetarin Piers Morgan.

“Chelsea janë të gatshëm të nënshkruajë me Cristiano Ronaldon, shkruajnë raportet e fundit. Pronarët po ashtu janë të gatshëm… Ai është synim edhe i Graham Potterit”, ka shkruar gazetari Kevin Palmer, që njihet si një gazetar i afërt me klubin e Chelsea.

Ronaldo për momentin ka udhëtuar në Katar ku do të përpiqet që me skuadrën e Portugalisë ta fitojë këtë Botëror dhe kështu t’i mbyll gojët e kritikëve, të cilët kanë qenë shumë kritike më të kohëve të fundit.

SHPËRNDAJE