Në zgjedhjet lokale të këtij viti do të jenë rreth 90 mijë votues më shumë se në zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit.

Anëtari i KQZ-së ,nga PDK Arianit Elshani tha se 24 mijë votues janë të rinj, që i kanë mbushur 18 vjet.

“90 mijë votues së në zgjedhjet e parakohshme se në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës. Në raport me votues të rinj që do të kemi janë 24 mijë votues të rinj dhe kanë arritur moshën 18 vjeçare”.

Po ashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar doracakun e trajnimit për zgjedhjet lokale të vitit 2021 me të gjitha rekomandimet dhe vërejtjet që u dhanë nga anëtarët e saj.

Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj ka folur për aktivitetet e sekretariatit.

Ahmataj theksoi se ka filluar edhe përgatitje e fletëvotimeve, derisa shtoi se salla “1 Tetori” është e pamundur të kthehet në vendvotim në këtë situatë.

“Janë të certifikuara të gjitha aktivitete. Sekretariati ka dizajnuar fletëvotime për zgjedhje dhe ka finalizuar të gjitha ndryshimet në doracak. Po ashtu krahas shumë punëve sekretariati ka përfundua aktivitetet jashtë vendit dhe largimin e personave që nuk përfshihen. Jemi në prag të fillimit të fushatës dhe do të fillojë procesi i fletëvotimeve për kryetar komunal. Sekretariati ka përgatitur edhe për trajnim duke respektua masat. Plani përfshin secilën komunë”.

Sami Kurteshi i VV-së, ka kërkuar që KQZ-ja t’i merr disa masa, të cilat duhet të respektohen nga vëzhguesit.

“Vaksinat, testi dhe përmbajtja në ato vende, përdorimi i mjeteve si maska e dezinfektuesi, nuk e di a ka me pasë nevojë për dorëza dhe nuk e di a duhet me marr ne një vendim”.

Edhe, Arianit Elshani i PDK-së, tha se më e rrugës është që të obligohen subjektet , shoqëria civile për t’i plotësuar kriteret.

“Ndërsa, të obligohen subjektet apo shoqëria civile e mediet të plotësojnë kriteret, për të mos hapur virusin”.

“Si KQZ kemi marr vendim për zgjedhjet e Podujevës lidhur me masat që duhet të respektohen në qendrat e votimit”.

Florian Dushi i LDK-së, pavarësisht ditë kur të filloj fushata subjektet politike janë të obliguar t’i respektojnë masat.

“Me kujdesin ne si institucion duhet të bëjmë në kuptimin e respektimit të masave, prandaj kam kërkuar nga sekretariati që ta kemi një plan apo udhëzues”.

SHPËRNDAJE