Celine Dion së fundmi ka njoftuar se ka një sëmundje të rrallë neurologjike. Tani një burim i brendshëm ka zbuluar më shumë detaje rreth shëndetit të këngëtares.

Ajo vuan nga sindroma e personit të ngurtë – një sëmundje neurologjike e rrallë dhe e pashërueshme. Celine thuhet se peshonte vetëm 43 kilogramë dhe gjatësia e saj është 1.71 centimetra.

Për shkak të sindromës së personit të ngurtë dhe pasojave që rezultojnë, Dion duhet të shtyjë turneun e saj evropian nga 2023 në 2024.

“Kam luftuar me probleme shëndetësore për një kohë të gjatë dhe ka qenë vërtet e vështirë për mua të përballem me këto sfida dhe të flas për gjithçka që po kaloj. Më dhemb t’ju them se nuk jam gati të nis turneun tim në Evropë në shkurt”, tha muzikantja e famshme.

SHPËRNDAJE