Për Carla del Ponte dënimi me 40 vjet për Radovan Karaxhiq është shumë pak. Ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës ka deklaruar se Karaxhiq është dashur të dënohet me burgim të përjetshëm, rapertojne mediat nderkombëtare, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”
Del Ponte ka thënë se megjithatë nuk është e pakënaqur me dënimin e shqiptuar për Karaxhiqin, 40 vjet burgim për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.
Radovan Karaxhiq, ish Presidenti i Republikës Serbe në Bosnje është dënuar dje me 40 vjet burgim.
Karaxhiq u arrestua në korrik 2008, kurse u akuzua për gjenocid, përfshirje në gjenocid, likuidime, vrasje, dënime, deportime, akte jonjerëzore dhe krime tjera të bëra ndaj myslimanëve, kroatëve dhe civilëve tjerë joserbë.