Njëri nga këngëtarët më të kërkuar në tregun muzikor Capital T sapo e ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor të quajtur “Përjetësisht”. Teksti i këngës është punuar nga vet këngëtari, ndërkaq muzika nga Rzon, teksa videoklipi Gargia Global. Kjo këngë është mirëpritur jashtëzakonisht mirë nga fansat e këngëtarit, pasi qysh në minutat e parë të lansimit në youtube ka arritur mbi 30 mijë shikime. Përveç tekstit dhe muzikës, këngëtari i ka kushtuar rëndësi të madhe edhe realizimit të klipit, duke u paraqitur para audiencës si zakonisht me një projekt të kompletuar, i cili pa dyshim do të jetë një hit tjetër në karrierën e bujshme të djaloshit prishtinas.

Më poshtë ndiqeni videoklipin më të ri të Capital T

SHPËRNDAJE