Kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana ka kërkuar nga skuadra e tij përqendrim maksimal në miqësoren ndaj Azerbajxhanit, takim ky që luhet sonte në “Qemal Stafa”, duke filluar nga ora 18.00.

http://www.botasot.info/img/Lorik-Cana-KuqEZi.jpgPavarësisht se sfida ndaj Azerbajxhanit është në ndeshje miqësore, sipas Canës, skuadra e tij është e motivuar për këtë ndeshje.

“Ne jemi të motivuar mjaft shumë për këtë ndeshje, ani pse është një takim miqësor. Ne kemi mungesa si Debatik Curri e Ervin Bulku, megjithatë ne kësaj ndeshje do t’i hyjmë për fitore. Unë mund të kthehem të luaj në mesfushë pasi kemi probleme në këtë repart”, ka thënë Cana.

Shqipëria pas miqësores me Azerbajxhanin, më 15 nëntor do të luaj miqësoren tjetër ndaj Maqedonisë.

SHPËRNDAJE