Résultat de recherche d'images pour "lorik cana presheva jonë"Lorik Cana i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Xing me Ermalin” foli për herë të parë në lidhje me karrierën e tij, largimin nga Kombëtarja, si dhe synimet e tij në të ardhmen. Gjatë intervistës Ermal Mamaqi zbuloi një fakt që pak persona mund t’a dinin rreth tij. Ish-kapiteni i Kombëtares di 7 gjuhë: italisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, serbisht, pak turqisht dhe sigurisht shqip.

 

Kur vjen puna tek një apo dy “kombëtare”, Loriku nuk ka ndryshuar qëndrim

Ndryshe  ish-Kapiteni i kombetares Lorik Cana ne bisede  per agjencie e lajmeve “Presheva jonë” ka falenderuar dhe eprshdnetur rolin “Presheva jonë” per pranimin e Kosoves ne UEFA dhe FIFA si dhe sensiblizmin e ceshtjes kombëtare ne arenen nderkombëtare, siomdos se fuindit ate te Lugines se Preshevës.  

Lorik Cana, në një intervistë për “Presheva Jonë” shprehet se planet janë që në të ardhmen të krijohet një kombëtare e fortë me shqiptarët e Ballkanit. Cana, ne vazhdim thote se edhe pas pranimit te Kosoves ne FIFA dhe UEFA ështe koha që shqiptarët në Ballkan të kenë një ekip kombëtar. “Jo më 2-3 kombëtare me 2-3 flamuj, por dhashtë Zoti një kombëtare, me një flamur !..” ka thene Cana

“Unë gjithnjë kam qenë i mendimit se kombëtarja e çdo shqiptari, pavarësisht se ku është lindur apo ku është rritur dhe ku vepron sot është vetëm kombëtarja shqiptare, që kombi ynë në Ballkan të përfaqësohet me një ekip dhe një flamur, pavarësisht se politikat e imponuara nganjëherë përpiqen të na dezorientojnë synimet tona, por politika, politikajt shkojnë e vijnë….sporti, futbolli mbetet..” , ka deklaruar futbollisti ynë i njohur shqiptar Lorik Cana, në  intervistën e fundit për “Presheva jonë”.

“Të gjithë e dinë mendimin tim dhe kam vite që e them. Që nga krijimi i FSHF, Shqipëria ka patur gjithmonë përfaqësuese dhe asnjëherë kombëtare. Kemi vetëm 4 vite që kemi një kombëtare mbarëshqiptare me lojtarë nga Kumanova, Presheva, Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe diaspora. Është hera e parë që e kemi këtë kombëtare të bashkuar dhe shihet që të bashkuar arrijmë gjëra të mëdha”, tha cana en fund.

SHPËRNDAJE