Nga konferenca e pare shtypi e Micheline Calmy-Rey, presidentes se re te Konfederates Zvicerane

Lidhur me spekulimet se Hashim Thaci mundet apo s’mundet te hyje ne Zvicër këtu znj.Calmy-Rey, duke ju pergjigjur AIK “Presheva Jone” edhe ketu u tregua e qartë para gazetarëve botëror se « Hashim Thaci, si kryemistër, mund të vjen në Zvicër kur të duan, përderisa kundër tij ende nuk ka ndonjë verdikt, për cka emri i tij  përfolet ditëve të fundit në disa media »

Nefail MALIQI

Gjeneve, 14 janar / AIK – Presheva Jone

Presidentja e Zvicrës Micheline Calmy-Rey sot ka mbajtur konferncën e parë të saj për shtyp që kur është emëruar në kyre të  shtetit helvetik. Në këte takim me përfaqësues të mediave botërore ajo duke folur mbi rolin  e vendit të saj në diploamacinë ndërkombëatre, theksoi se Zvicra është një vend  i hapur dhe kooperues me gjitha vendet e botës dhe pretendon të inkuadrohet në BE, ndërsa sivjet , pas anëtarësimit të saj në OKB, ajo do të prezentoj kërkesën të jetë edhe anëtere e përhershme e KS të Kombeve të Bashkuara.

Pyetjes rreth marëdhenieve të Bernes dhe Uashngtonit presdientja e Zvicres znj. Calmy-Rey eshte pergjigjur se Zvicra kurrënjëherë më parë nuk ka pasur raporte të mira me SHBA-të sikur sot.  Ngjajshem deklaroi ajo edhe për marëdhëniet me Kosovën, qe sipas presidentes se re zvicerane « Zvicra është  ndër vendet e para që ka njohur shtetin e Kosovës, duke pasur arësyet e veta, për te cilat qendrime nuk ka kthim mbrapa. Zvicra sot ka ambasadene vete ne Kosove dhe vazhdon bashkepunimin ne gjitha sferat me Prishtinen zyrtare »

Pyetjes sonë se si mund të reflektohet raporti i Dick Marty për Kosoves në relacionet e ardhshme mes Bernës dhe Prishtinës shtruar znj. Micheline Calmy-Rey, presidentja zvicerane përgjigjet per AIK “Presheva Jone” për se « qëndirmet e qeverisë zvicerane tashmë dihen ndaj raportit te Dick Marty, cka nuk kemi kontradikta me raportin në fjalë, sikur që dihen edhe sygjerimet tona drejtuar Prishtinës zyrtare që në Kosovë të funksionojë shteti juridik duke luftuar krimin e organizuar dhe të bërat e së kaluarës, natyrisht duke mundësuar EULEX dhe nërkombëtarëve tjerë te zhvillojne hetuesi rreth akuzave te senatorti tone Dick Marty.. »

Ndërsa, lidhur me spekulimet se Hashim Thaci mundet apo s’mundet te hyje ne Zvicër këtu znj.Calmy-Rey, duke ju pergjigjur per AIK “Presheva Jone”  edhe ketu u tregua e qartë para gazetarëve botëror se « Hashim Thaci, si kryemistër, mund të vjen në Zvicër kur të duan, përderisa kundër tij ende nuk ka ndonjë verdikt, për cka emri i tij  përfolet ditëve të fundit në disa media »

SHPËRNDAJE