EC5D9528TIRANË, 21 Mars /ATSH / – Ministri Ditmir Bushati zhvilloi një takim pune me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në ambientet e Ambasadës se Shqiperise në Washington DC.

Biseda pati në fokus kontributet e Shqipërisë në kuadër të Aleancës, në përgjigje të sfidave në krahun lindor dhe jugor të saj, situata e sigurisë në rajon, si dhe bashkërendimin e qëndrimeve të vendeve të Aleancës në prag të ministerialit të ardhshëm të NATO-s në muajin prill.

Bilateral Meeting with Ditmir Bushati, Minister of Foreign Affairs of the Republic of Albania

Ministri Bushati ritheksoi hapat e ndërmarra nga Shqipëria në përmbushjen e angazhimeve të Samitit të Varshavës, përfshirë rritjen e buxhetit dhe shpenzimeve të mbrojtjes.

Sekretari Stoltenberg, nga ana e tij, vlerësoi rolin e Shqipërisë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, kontributin e shtuar të vendit tonë në operacionet dhe misionet e NATO-s, si dhe në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

EC5D9505Pjesë e rëndësishme e diskutimeve ishin zhvillimet e fundit në rajon, përfshirë marrëdhëniet Kosovë-Serbi, situata aktuale në Maqedoni dhe përfundimi i procesit të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.

Bashkëbiseduesit u ndalën mbi nevojën për të bashkërenduar përpjekjet për të konsoliduar stabilitetin demokratik dhe për të përmirësuar mjedisin e sigurisë në rajon, në përgjigje të faktorëve destabilizues në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë kontekst, Ministri Bushati theksoi nevojën për thellimin e bashkëpunimit mes Aleancës dhe vendeve të rajonit, dhe veçanërisht vijmin e institucionalizimit të marrëdhënieve të NATO-s me Kosovën, si një menyrë për të adresuar kërkesat e saj legjitime për më shumë siguri.

EC5D9550Në kuadër edhe të Komunikatës së Varshavës, angazhimi më substancial i NATO-s bëhet edhe më i domosdoshëm pas ngjarjeve të fundit destabilizuese të paqes dhe trajektores euro-atlantike të vendeve të rajonit.

Palët ranë dakord se progresi i reformave shtet-konsiliduese, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, dhe perspektiva euro-atlantike mbeten akset kryesorë të përforcimit të paqes dhe stabilitetit demokratik në rajonin tonë, në respekt të vlerave euro-atlantike.

Ministri Bushati dhe Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg ndodhen në Washington në kuadër të Ministerialit të Koalicionit Global anti-ISIS.

SHPËRNDAJE