Konferenca me motn “Serbët dhe shqiptarët, në cilin drejtim?” organ izuar nga ATSH dhe Tanjug, nuka ka loi pa u permender edhe gjendja e mjere ne Lufginene Preshevës, mjedise keto te banuara kryesisht me shqiptare etnik, si viktime e gjitha formave te diskrminimit nga regjimi serb, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Tirana.

Ditmir Bushati, shef  i diplomacise shqiptare nme ekte kontekst ishite me i zeshem  i cili nder tjera deklaroi se “Lugina e Preshevës është lënë në harresë nga Serbia, sidomos në planin ekonomik.”

Sipas tij “Shqipëri-Serbi, pika të përbashkëta për pakicat kombëtare. Lugina e Preshevës është lënë disi në harresë nga Serbia, sidomos në planin ekonomik, duke lënë një shije të hidhur diskriminuese. Duhen thënë disa të vërteta në sy, dhe Lugina e Preshevës është rasti i këtij realiteti të hidhur. Është lënë në harresë edhe njohja e diplomave. Ne mirëpresim çdo vendim pozitiv për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Mungon edhe implementimi për mësimin në gjuhën shqipe”

“Duhen thënë disa të vërteta në sy”, tha ministri dhe shtoi se kjo të lë një shije të hidhur diskriminuese ndaj shqiptarëve të Preshevës

Bushati me pas theksoi se Shqipëria që pas rënies së komunizmit e ka qartësuar rrugën e saj drejt BE, por Serbia nuk e ka kristalizuar ende qëndrimin e saj në marrëdhënien me NATO-n

“Ka një tendencë dhe vullnet për të kaluar këto steriotipe. Ka dallueshmëri të qartë. Që pas rënies së komunizmit asnjë qeveri në Shqipëri nuk ka e ka dyshuar vokacionin për integrimin në BE. Serbia nuk e ka të kristalizuar marrëdhënien me NATO-n. Duhet ti kujtojmë Serbisë që në rrugën e procesin evropian vendet kanë disa detyra, në raport më politikën e jashtme dhe të sigurisë ” ka nenvizuar Bushati

Deklaratat e Daçiç për Kosovën, nuk e ndihmojnë pajtimin mes dy vendeve deh as paqes dhe stabiliteti ne rajon, tha Bushati duke shtuar se “Serbia në lidhje me Kosovën ka një retorikë të shekullit XIX që nuk i bën nder diskutimeve të sotshme”

Në lidhje me marrëdhëniet Shqipëri-Serbi, Bushati theksoi se dialogu duhet të jetë mbi baza të sinqerta.

“Marrëdhëniet me Serbinë janë në progres e sipër. Vendet tona duhet të kalojnë plagët e së kaluarës dhe ka shenja për këtë. Kemi shumë pika të përbashkëta me Serbinë dhe ka një tendencë për të tejkaluar stereotipet. ” tha ne fund shefi i diplomacise shqiptare Ditmir  Bushati.

SHPËRNDAJE