Në Historinë tonë më të Re, të periudhës postkomuniste, kemi njohur zhvillime të furishme, kemi mësuar për epope, e bëma të personaliteteve, si dhe prej figurave që i kanë mbijetuar dhunës e terrorit serb. Midis këtyre të fundit është edhe Faik Rexhepi, për të cilin është shkruar pak, madje shumë pak në raport me kontributin e tij , do të thoshim në raport me guximin e tij te rrallë, i cili përfaqëson qëndresën e pashembullt e simbolike duke e sfiduar policinë serbe me pozën e tij të njohur këmbëkryq para Hotel Grandit në Prishtinë më1990, me atë gjest guximtar, mbase të pashembullt për llojin e tij.
Po ata qe iknin, këmbët ne shpindë kush ishin?
Është për t’u vënë në dukje se qëndrimi i pashembullt i F. Rexhepit, të do të shërbente si një ekzemplar i rrallë në masmedia për të shërbyer si një shembull i qëndresës së shqiptarëve në Kosovë, dhe përtej saj, në trojet Arbënore në periudhën para Luftës. Një guxim i rrallë që shëmbëlleu gjithandej në trojet tona, në Kosovë, në Shqipëri, Luginë të Preshevës, në Maqedoni e në Mal të Zi si një model i paparë deri atëherë i qëndresës antiserbe.
Ishte gushti i vitit 1990, kur shqiptarët e mbledhur pranë hotelit Grand në Prishtinë, prisnin me padurim delegacionin gjashtë-anëtarësh amerikan, të kryesuar nga Senatori Bob Dole.
Tubimi i tyre, për të protestuar për të drejtat që u takojnë, u shua me sulmin brutal të Policisë serbe. Në atë turmë ishte një burrë sypatrembur. Teksa të gjithë iknin, ai u ulë këmbëkryq. Ky imazh, i trimit nga Presheva n’midis kosovareve, do të publikohet në shumë gazeta dhe televizione botërore. Kush është ky burrë në fotografinë ikonike të Kosovës? Cili ishte ky njeri- permendore qe u “ngrutësua” midis dhunës e turmës?
Ishte gushti i vitit 1990, kur shqiptarët e mbledhur pranë hotelit Grand në Prishtinë, prisnin me padurim delegacionin gjashtë-anëtarësh amerikan, të kryesuar nga Senatori Bob Dole.
Tubimi i tyre, për të protestuar për të drejtat që u takojnë, u shua me sulmin brutal të Policisë serbe. Në atë turmë ishte një burrë sypatrembur. Teksa të gjithë iknin, ai u ulë këmbëkryq. Ky imazh, i fiksuar nga fotografi Hazir Reka, do të publikohet në shumë gazeta dhe televizione botërore. Kush është ky burrë në fotografinë ikonike të Kosovës? Cili ishte ky njeri- permendore qe u “ngrutësua” midis dhunës e turmës?
Ishte ky nje veprimtzar dhe trim nga Presheva qe u gjend ne Prishtinë. Më 1974 punësohet në KEK. Në vitin 1981 merr pjesë në demonstratat e nisura nga studentët, e më vonë dërgohet për të punuar në Drenicë. Kjo është biografia e shkurtë e Faik Rexhepit njeriut qe atë ditë nuk ju tremb syri. Sot, i shtyrë paksa në moshë, por me kujtesë të fortë, flet për për kohën kur burrëria e tij fiksohet në përjetësi.
Në vitin 1990 Rexhepi ishte inxhinier i kimisë në “Ferronikel” të Drenasit. Në këtë gjigant atë vit ishin instaluar masat e dhunshme nga Serbia. Ndaj, si shumë kolegë të tjerë, nuk mundte të rrinte i qetë para sfidave historike: terrorit që në të gjitha sferat e ushtronte Serbia! Ndaj, me të dëgjuar për vizitën e paralajmëruar të delegacionit amerikan në Prishtinë, Rexhepi me shokët vendosi të vinte në Prishtinë.
“Isha edhe nxitës i tyre, që të merrnin pjesë në protestat që u zhvillonin në atë kohë. Sepse, e vetmja mënyrë atëherë për ta fituar lirinë që e kemi sot, kanë qenë demonstratat”, thotë ai.
Për ngjarjen, para Hotel Grandit në Prishtinë më 1990, me interes të veçantë për historinë tonë më të re te Kosovës. Në përvjetorin e kësaj ngjarjeje për të shkroi sdhkruna shjumer autore, per ne vazhdim po jam reefimin ekskluziv te prof.dr.Ramiza Abdylin, historian. Po, cili ishte motivi që e kishte nxitur Faik Rexhepin të qëndronte në pozicionin e tij të njohur këmbëkryq?! Për guximin e F. Rexhepit do të frymëzohej poeti e shkrimtari ynë i njohur, Rexhep Hoxha, duke përjetësuar atë ngjarje të rrallë në historinë tonë të re në një prozë të tij,ku ndër të tjera do të shprehej:”“[…] ajo skene, sa e tmerrshme, aq edhe zemërdhënëse, kur një bir i një nëne shqiptare ulet këmbëkryq mbi asfalt
Fotoja e Faikut këmbëkryq do të dukej në disa gazeta, televizione e në internet, madje edhe për ngjarje që nuk kishte të bënte me rastin e Faikut, siç ishin demonstratat e vitit 1981-shit atëherë kur i nevojitej dikujt ajo për t’i dhënë frymë e kuptim të veçantë asaj ngjarje.
“Në qendër të Prishtinës, para hotelit Grand, kemi arritur diku kah ora 11:00 e ditës. Dielli po nxëntë. Ishim të emocionuar dhe me padurim prisnim diplomatët amerikanë. Ishim tubuar me flamuj e pankarta, për të dëshmuar shkeljen elementare të të drejtave të njeriut dhe robërimin e Kosovës. Policia ishte e armatosur deri në dhëmbë dhe vetëm pritej momenti kur do të intervenonte”, kujton ato momente bashkëbiseduesi ynë.
Kah ora 12:00, Policia nisi të futej nëpër masën e njerëzve. Ata kërkojnë që protestuesit të tërhiqen nga Grandi. Madje, kishte kërkesa që të shpërndahen duke thënë se “amerikanët do të vonohen pakëz”.“U tërhoqëm nja 50-70 metra nga hoteli dhe ashtu po qëndronim, por duke mos lëvizur më asnjë metër prapa. Situata dukej se do të eksplodonte, sepse nervozizmi te policët serbë ishte i madh. 30 minuta më vonë, Policia nisi intervenimin kundër masës, duke përdore shkopinjtë e gomës dhe gazin lotsjellës”.
Rexhepi atëherë u thotë disa qytetarëve që të ulen në tokë, sepse kështu do të tregojnë se janë paqedashës, se nuk sulmojnë, porse po protestojnë kundër dhunës.