Albert Bunjaki ka hapur dyert për Xherdan Shaqirin e Granit Xhakën

shaqaaaa_1462283206-8413757Trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki, në konferencë për media pas pranimit të Kosovës në UEFA, ka thënë se nuk duhet të bëhet presion në futbollistët shqiptarë që luajnë për kombëtaret e tjera, veçanërisht Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit.

“Ne duhet të kemi respektin më të madh për futbollistët shqiptarë që luajnë për kombëtaret e tjera. Veçanërisht për Xhakën e Shaqirit që janë në prag të kampionatit Evropian, dhe nuk duhet t’iu bëhet presion. Pas Euro 2016 atëherë do të shikojmë dhe nëse kanë dëshirë mund të vijnë, por duhet kemi harmoni me të gjithë”, është shprehur Bunjaki.

“Pranimi i Kosovës në UEFA është një fitore e madhe jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë shqiptarët në përgjithësi, kjo është një fitore e madhe për sportin”, shtoi Bunjaki.

SHPËRNDAJE