Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë ka intervistuar ish-ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bujar Dugolli.

Dugolli ka folur edhe për privatizimin e ndërmarrjes “Jugo-Term” në Gjilan. Ai ka përmendur Lutfi Hazirin dhe Fatmir Rexhepin në lidhje me politikanët të cilët kanë qenë të përfshirë në privatizime.

Ai ka shtuar se përmes medieve është folur se fituesi ka pasur lidhje me politikën, përkatësisht me LDK-në, ku bëhet fjalë për familjarët e Fatmir Rexhepit.

“Më aspektin personal mu askush nuk me ja kontrolluar dhe s’ka kërkuar asnjë favor. Me sa di unë kam qenë në bord, ju e keni listën e ndërmarrjeve.Ky nga menaxhmenti është dakordua se ka qenë procedurë e rregullt dhe është shpallë fituese unë përmes medieve jam njoftuar se ka qenë dikush i lidhur me politikën në LDK nga Gjilani, dikush nga familjarët e Fatmir Rexhepit, dhe te marrëveshje e fshehta nuk kam qenë në dijeni.”,ka thënë Bujar Dubolli duke shtuar. “Është diskutuar edhe për Lutfi Hazirin që ka pasur raportime në medie. Këto janë çështje që ata i kanë potencuar kur janë ankuar që po rrjedhin informacionet ne te menaxhmenti i AKM-së nuk kemi pasur kontroll, ka pasur edhe afaristë që kanë qenë të ofruar me politikën”, ka thënë Dugolli.

SHPËRNDAJE