Shkruan: Refik HASANI

Me shkas, dje  në Bujanoc ishte Ministri i Drejtësisë,z.Abelard Tahiri Shqiptarët e Medvegjës,Bujanocit dhe Preshevës kan nevoj për Abetare!?

Vizita do të duhej të bëjn edhe Presidenti, Kryeministri dhe Kryeparlamenti i Kosovës.Nuk mjafton tani si për tu dukur si vizitë, por do të duhej me projekte e program konkret çfarë mundë të ndihmoj Republika e Kosovës këtë Krahinë shqiptare.

Kjo vizitë nuk di sa mundë të ndihmoj kur ende nuk ka Abetare për këtë krahinë shqiptare,sa do të vlen kur zyrja e hapur në Gjilan në kuadër të  Kryetarit dhe Kuvendit Komunal të Gjilan është ulje dhe degradim në bazë të asaj si që parashef  Rezoluta nr.04-R-011, 06 qershor  2013, që asnjë pikë nuk është realizuar edhe pas këtyre viteve

Pasi cilësia e dikasterit të Drejtësisë është pikërisht në domenin e të drejtave të njeriut dhe të drejatave kolektive të kësaj krahine. Ministri i Kosovës z.Abelard Tahiri, të bisedoj me të gjitha ata që organizuan mbajtjen e Refrendumit më datën 1 e 2 mars të vitit 1992, personalitetet që kan organizuar luftën e armatosur përmes UÇPMB-ës dhe të drejtën e marrëveshje së Konçulit. Të shikohet drejtësi pse është hequr lapidari i  UÇPMB-ës më 20 janar 2013 në Preshevë.Ministri Drejtësisë   të shtron pse ka ende kurdisje e gjygje politike ndaj ushtarëve  të   UÇPMB-ës etj

Jo vetëm një Ministër apo Ministri, por është momenti dhe koha që Tirana dhe Prishtina zyrtare, të mbështetura edhe nga dy akademitë tona të hartojnë një platformë dhe strategji të përbashkët.Dy Qeverit dhe dy Parlamentet, të afrojnë një qëndrim të përbashkët, dhe kjo do të reflektonte edhe në faktorin politik në këtë rajon Shqiptarë.

Po, ka mundësi teorike, praktike dhe ekzistojnë të gjitha kushtet dhe parakushtet që Shqipëria dhe Kosova, që: çështjen e Krahinës shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administratën e Serbisë, të sensibilizohet në të gjitha instancat dhe mekanizmat Evropian dhe faktorin ndërkombëtarë duke e ngritur, shtruar sa herë që t’u jepet mundësia.

SHPËRNDAJE