Përveç fituesit të garës të cilit KKSH i mundësoi një eskurzion në Shqipëri, Zyra për të Rinj pranë komunës së Bujanocit edhe vendin e dytë dhe të tretë e nderoi me shpërblim të njejtë.

 

Bujanoc, 27 mars

Në sallën e shtëpisë së kulturës, në Bujanoc, të mbushur përplot, të premtën mbrëma është përmbyllur spektali “ Lojërat pa kufi “ , i organizuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptar përmes Komisionit për Rini dhe Shoqëri Civile.

Në mbrëmjen finale, përveç spektatorëve prezent ishin edhe drejtuesit e Këshillit Kombëtar Shqiptar në krye me kryetarin Galip Beqiri dhe ata të komunës së Bujanocit të kryesuar nga kryetari Shaip Kamberi.

Përveç karakterit garues mbrëmja finale u begatua edhe nga grupe muzikore dhe këngëtarë nga Lugina si dhe nga Kosova.

Para finales ishin zhvilluar edhe dymbëdhejtë mbrëmje tjera, nëntë preliminare dhe tri gjysëmfinale.

Fituesit të këtij cikli të “ Lojërave pa kufi “ nga ana e KKSH-së i’u ishte premtuar një eskurzion pesë ditor në Republikën e Shqipërisë. Por mbrëmja finale solli edhe shumë befasi tjera. Kështu, përveç fituesit, Zyra për të Rinj pranë komunës së Bujanocit edhe vendin e dytë dhe të tretin e shpërbleu me shpërblimin e njejtë si fituesin e garës, eskursionin në Shqipëri.

Ky qëndrim i shprehur nga Zyra për të Rinj, pas përmbylljes së garës, shkakatoi një entuziazëm tek garuesit, të cilët u emocionuan pa pasë.

Pas përmbylljes së këtij cikli të “ Lojërave pa Kufi “, Këshilli Kombëtar Shqiptar organizoi një solemnitet në restorantit “ Sharr ‘ në Bujanoc, me pjesëmarrjen e finalistëve dhe organizatorëve të spektaklit.

“ Me këtë organizim Komisioni për Rini dhe shoqëri Civile jo vetëm që ka mbajtë gjallë karakterin garues, por të paktën për 13 javë rreshtë ka dhënë shembull se si duhet evituar rininë nga kafenetë dhe nga rruga “, është shprehur kryetari i KKSH-së, Galip Beqiri.

Kryetari Beqiri shprehi gatishmërinë që projekte të tilla por edhe të tjera që kanë për qëllim rinininë shqiptare do të mbështeten edhe në të ardhmen.

Vlen të thuhet se në 13 mbrëmje të “ Lojërave pa kufi “ kanë defiluar 30 ekipe dhe rreth 8.000 spektatorë. Eskurzioni në Republikën e Shqipërisë me ekipet finaliste planifikohet të realizohet gjatë muajit prill, nofton  shërbimi për informim i KKSH-së.

SHPËRNDAJE