Një bombë është hedhur në Hotelin “Sasha” në veri të Mitrovicës, e cila nuk ka eksploduar. Bomba është hedhur para 30 minutave, bëjnë të ditur burimet nga veriu i Mitrovicës.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të mëdha të policisë. Bëhet e ditur se bomba është hedhur në hotelin ku sot ka qëndruar ministrja për Dialog Edita Tahiri, e cila inauguruoi zyrën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në komunën Veriore të Mitrovicës.

Kundër vizitës së Tahirit kanë reaguar edhe zyrtarë të qeverisë së Serbisë, e më i zëshmi ishte drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

SHPËRNDAJE