
Prishtinë, 11 mars / AIK-Presheva Jonë
Karriera e tij është në rritje, ai ka zhvilluar gjashtë meçe profesioniste ku katër i ka fituar, të gjitha me KO, ka një barazim dhe një humbje. Kundërshtari i tij do të jetë boshnjaku Elvir Behlulovic. Behlulovic ka një meç profesional ku ka pësuar nga Aldin Avdic në Dhjetor të vitit të kaluar, por ka shumë paraqitje në boksin amator rreth 50 meçe, pastaj edhe në kick-box dhe MMA. Pra është një luftëtar i dalluar në shumë fusha të sporteve luftarake. Në prononcimin e tij që e patëm me te, ai deklaroi. “Kam boksuar në shumë vende të Ballkanit, në Kroaci, Serbi, Bullgari dhe kam eksperiencë të mjaftueshëm. Në Kosovë do të vij për fitore” ka deklaruar në vazhdim për agjencisë tonë boksieri preshevar z.Sherifi.
Ky duel njëherit do të jetë edhe meçi kryesor bashkë me atë të Shpetim Shalës i cili do të boksoj sërish me kroatin Nikolla Matic. Në ditët në vijim do t`ju sjellim edhe për përgaditjet e boksierit tonë nga Peja, i cili pret edhe një fitore tjetër ndaj kroatit dhe një shkëlqim tjetër. Kjo ngjarje e boksit do të transmetohet nga Televizioni publik i Kosovës, RTK me 25 Mars nga ora 15:15. E gjithë kjo ngjarje do të jetë për ditën e bombardimeve të NATO-s në Kosovë për një faleminderim të aleancës verio-atlantike ku 12-vite më parë hodhi bombat e para për çlirimin e Kosovës.