NGA: SEVDAIL HYSENI
    Ka disa ditë, që Serbia e Vuçiqit, është përfshirë në një valë protestash studentore, të pakënaqura me regjimin aktual dhe rezultatin e zgjedhjeve presidenciale.

Demonstratat me moton: “Protesta kundër diktaturës”, kanë filluar para Parlamentit serb, duke grumbulluar nëpër rrugë me mijëra studentë dhe qytetarë të tjerë, të cilët në shenjë pakënaqësie kanë vedhur vezë e letra toaleti, në drejtim të godinës, si dhe janë demoluar rrethojat e tij.

Ndër parullat e shpeshta të dala nga protestat janë: “Keni vjedhur zgjedhjet”, “Dilni jasht”, “Vuçiq peder”, të dorëhiqet kryesia e KZR (“Komisionit Zgjedhor Republikan”), të shkarkohet kryetarja e Parlamenit, Maja Gojkoviq, të ndërrpohet drejtori i RTS (“Radio Televizioni i Serebisë), vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme parlamentare etj.

Po ashtu, në protestat me pankarta, pipëza, balona fluturues, këngë etj, janë vërejtur edhe grafitet e shkruara: “Vdekje Vuçiqit”, “Vdekje Vulinit” (Shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë).

Nga qarqe të ndyshme beogradase, shtohen dilemat se kush fshihet prapa këtyre protestave: shërbimet e huaja, shërbimet e brendshme, Jeremiqi e opozita, Sorosi dhe “Rosa” (“Patkica”) etj. të furishëm janë duke u zhvilluar nëpër disa qendra të Serbisë dhe Vojvodinës.

Shihemi nesër

Protestat kanë hyrë në ditën e pestë dhe po bëhen gjithnjë më të furishme, duke u zhvilluar edhe në Nish, Zrenjanin, Novi Pazar, Kragujevac, Subotica, Kralevë, Bor, Leskovc, Vranjë etj. të cilat vëzhgohen nga mbrojtësit e rendit dhe qetësisë, por nuk pengohen në organizimin dhe mbajtjen e tyre.

Pas çdo proteste del porosia “Shihemi nesër”, në të njëjtën kohë, në të njëjtin vend. Për dallim nga protestat e mëparshme, këto të fundit, janë më të organizuara dhe më gjithpërshirëse, duke llogaritur edhe te disa prijës të partive opozitare.

Paralajmërimi i Sheshelit, se do të jep dorëheqje nga Parti Radikale, për shkak humbjes së thellë në zgjedhjet presidenciale, si duket ka ndërruar mendje dhe me kënaqësi mbështet protestat e studentëve dhe kërkesat e tyre.

Shërbimi i inteligjencës serbo-ruse, për këto trazira në Serbi, fajëson George Soros-in, miliarderin ametikan, i cili ka ofruar 10 milion dollarë mercenarëve për të shkaktuar luftë dhe konflikte të përgjakshme, në emër të “revolucionit spontan”.

Revanshizmi

Presidenti i posazgjedhur i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, protestat i quan “shenjat e para të demokracisë” dhe pajtohet me kërkesën e protestuesve për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshe parlamentare, në korrik të këtij viti, pas atyre të rregullave, të zhvilluara një vit më parë.

Kjo mirësi e Vuçiqit, vjen nga frika e masovizimit të protestave dhe nga taktika e tij politike, për t’i zburur ato me zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe me ndonjë fiskulturë tjetër në shërbim të korrigjimit të listave zgjedhore, të cilat jo më pak se 800 mijë votues nuk janë më në mesin e të gjallëve, a “shpirtat e tyre të vdekur”, votojnë sikur të ishin gjallë.

Nga ana tjerë po ky presidenti Vuçiq, del me idenë se është për një lidhje ekonomike mes shtetesh si në kohën e monizmit titist, duke llogaritur edhe Shqipërinë. Ky farë Tita i vogël i ish Jugosllavisë së madhe, harron se vetë Serbia i ngjanë një Jugosllavie titiste me Vojvodinën, Sanxhakun e Luginën e Preshevës, të cilat janë në rrugë të mbarë për ngritjen e  statusit të tyre politik. Me këto ide presidenti Vuçiq, më shumë i shton protestat në rrugë se sa për uljen e tryre.

Mllefi i protestuesve dhe opozitës sa vjen e shtohet me ndërhyrjen e policisë në Fondacionin e Dragica Nikoliq, bashkëshortes s ëish presidentit Tomislav Nikoliq, duke i pezulluar të gjitha pagesat nga llogaria e fondacionit dhe kontrollimet nëse ato janë transferuar në llogaritë private. Pastaj me të njëjtin stil sillen edhe ndaj Vuk Jeremiqit, kandidat për president të Serbisë, duke e kërcënuar me 15 vjet burg, me arsyetimin se paska të dëmtuara shtetin me 6 milion euro, në bazë të një kontrate për ndërtimin e Ambasadës serbe në Abduxhi, Nigeri.

Vëzhgimet

Shqiptarët e Luginës së Preshevës, ndonëse bojkotuan zgjedhjet presidenciale, duke e kuptuar paraprakisht se do të ketë vjedhje të votive, parregullësi në listat zgjedhore, manipulim dhe keqpërdorim të vullnetit të qytetarëve, ata nuk janë hedhur në protrestë si hungarezët në Vojvodinë e boshnjakët në Sanxhak.

Ata thjesht, janë vënë në pozitat e vëzhguesit edhe pse të parët paralajmëruan për këto anomaly zgjedhore, jo pse nuk janë “pro” protestave kundër didakturës, por ata prej vitesh janë në front për ndryshime pozitive, të cilat asnjëherë nuk i gëzuan për shkak përkatësisë së tyre kombëtare.

Reagime nuk ka as nga institucionet lokale dhe partitë shqiptare, disa prej të cilave u akuzuan nga shefi i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq, se ftuan qytetarët në bojkot të zgjedhjeve presidenciale, a në anën tjetër marrin paga prej Serbisë.

Si do që të jetë, Serbia gjendet në një udhëkryq e ngulfatur nga kolapsi ekonomik dhe e katadnisur nga një ngërç politik.

SHPËRNDAJE